Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Përmbledhja e Monitorimeve Sociale të Qeverisjes Vendore në 5 Bashki
0 €
Qasja e funksionimit të Bashkive në vitet e sotme drejt rritjes cilësore të shërbimeve për grupet e ndryshme të qytetarëve duke përshtatur sa më mirë investimet me nevojat.
Orientimi që përpiqen të ndërtojnë gjithë kontributet vendore nga jashtë dhe brenda bashkive synojnë në promovimin dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike në nivel vendor si dhe në promovimin e të rinjve, kulturës, arteve dhe sporteve brenda dhe jashtë komunitetit të bashkive dhe me ndikim edhe në bashkitë fqinje kufitare me Bashkinë.
E gjithë sipërmarrja vendore bazohet mbi një legjislacion më së shumti të kompletuar dhe që përfshin të gjithë elementët e nevojshëm të politikës ekonomike, fiskale, sociale, urbane dhe mjedisore duke vendosur norma e standarte, si dhe duke përcaktuar qartë edhe aspektet e kompetencave institucionale midis autoriteteve qendrore dhe vendore.
Një numër i konsiderueshëm i nismave ligjore në vitet e fundit synojnë decentralizimin e mëtejshëm në praktikën e përditshme të kompetencave drejt qeverisjes vendore në disa fusha që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, trajtimin e mbetjeve, administrimin e pyjeve, administrimin e ujërave, planifikimin urban, gjelbërimin, organizimin e mikpritjes për vizitorët dhe vënien në shërbim të territorit për më shumë mirëqenie për qytetarët e bashkive.
- Përshkrim
Përshkrim
Qëllimi i këtij materiali raportues është të prezantojë gjendjen e përgjithshme zhvillimore në Bashkitë. Pjesë e vlerësimit bazuar në monitorim dhe komentim janë aspektet social-ekonomike të zonës si element kyç në raport me mjedisin dhe potencialet e zhvillimit ekonomik të zonës.
Në konkluzionet e çdo pike janë vendosur edhe rekomandime që mundet ti shërbejnë zgjidhjeve të problematikave që kërkojnë forcimin e zërit qytetar sipas ekspertizës civile për të ndikuar në një vendim marrje cilësore, por edhe duke treguar procedura dhe detyrime që mund të jenë shfaqje të tendencave për korrupsion dhe vullnet politik që duhet përshtatur me nevojat dhe mundësitë reale, pas 6 vitesh miratimit të PPV për bashkitë.
Në këtë raportim pas konstatimit të situatës lidhur me problematikat që shqetësojnë shoqërinë në territoret e bashkive, si dhe pas ballafaqimit me reagimin e qeverisjes vendore dhe politikave dhe strategjive të orientuara nga qeverisja qendrore është vërejtur në të gjitha bashkitë se roli i shoqërisë civile mbetet ende minor në politikën që zbatohet, por edhe natë që prodhohet.
Shoqërisë civile i duhet ende të kompaktësohet drejt atyre qëllimeve që e lidhin misionin e tyre me interesin dhe besueshmërinë e qytetarëve, për të luajtur rolin e tyre si ndërmjetëse të zërit qytetar përmes fuqisë së profesionalizimit dhe ekspertizës që nevojitet shumë në bashkëbisedimet e nisura në formën e konsultimeve publike.