Prezantimi – Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore, 2021 – Berat

Për të rritur transparencën dhe forcuar përgjegjshmërinë e llogaridhënies ne po ju prezantojme gjetje dhe rekomandojme veprime të përbashketa me qëllimin që të:

  1. Rritet transparenca cilesore, aksesi në informacionin analitik dhe ndërgjegjësim qytetar përmes advokimit të bazuar në profesionalizëm dhe ekspertizë nga shoqëria civile që ka pranuar të punojë për një qëllim të përbashkët.
  2. Pasi përzgjodhëm faktet dhe po zgjerojmë argumentimin e zërit të qytetarit jemi duke vepruar te rritja e objektivitetit në komunikimin ndërmjet palëve.
  3. Pasi hapëm kanale të reja komunikimi fizike dhe online për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile ne nuk do të rreshtim për institucionalizimin e tyre.
  4. Vijojmë me përmirësimin e aksesit në vendimmarrje të grupeve sociale më të prekura në shoqëri direkt apo nëpërmjet zërit të ekspertizës civile.
Shihni shportën

Përshkrim

Prezantimi i Raportit Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore Berat, 2021 vjen në kuadër të projektit me fokus transparencën dhe llogaridhënien për të parandaluar akte korruptive, por edhe për të sqaruar dhe informuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe përfshirjen e shoqërisë civile për forcimin e zërit të tyre.

Transparenca mundëson zbulimin dhe zvogëlon gjasat për sjellje korruptive sepse ul barrierën e informacionit, duke lejuar shqyrtimin dhe monitorimin nga publiku. Transparenca gjithashtu frenon korrupsionin duke rritur shanset për t’u kapur.

Ne po ju raportojmë në vijim se si mund ta ulim korrupsionin dhe ju sigurojmë se jemi duke e luftuar, nëse të gjithë ne gjithpërfshihemi për:

  •  Raportimin e procedurave jo sipas përshkrimit të ligjit
  • Ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe rreziqeve, që përndryshe mund të mbeten të fshehura.
  • Mbajtjen e sektorit publik të ndershëm, transparent dhe të përgjegjshëm.
  • Kërkojmë llogari për mosmbajtjen e premtimeve politike
  • Evidentojmë dhe denoncojmë praktikat financiare jo transparente dhe mosrealizimin e të ardhurave buxhetore.
  • Garantohemi që qeveria qendrore dhe vendore të ruajnë pavarësinë financiare dhe vendimmarrëse nga njera-tjetra

Konsultohemi si publik për llogaridhënien rreth kostos dhe përfitimit të vendimeve që merren nga qeverisja në emër tonë, të publikut.