Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Dialog kombëtar mbi karburantet dhe rritjen e çmimeve
Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €.
Analiza mbi karburantet dhe energjinë përfshin në përmbledhje të dhëna mbi subjektin më të ndjeshëm ndaj çmimeve, që është përdoruesi i automjetit si në nivel familjar, por po ashtu edhe në nivel biznesi. Në panoramë më të gjerë janë paraqitur edhe të dhëna mbi strukturën e automjeteve sipas karburantit që përdorin, si dhe shpërndarjen gjeografike të tyre.
Në një vend të caktuar të analizës jepen edhe të dhëna të nivelit të importit të karburanteve dhe pesha në ekonomi dhe buxhet.
Një pikë tjetër e diskutuar është efekti që ka rritja e çmimit në ndikimin zinxhir në të gjitha hallkat e furnizimit. Ndërkohë, në pikën përmbyllëse jepen edhe disa këshilla në vend të një analize të munguar dhe që është mëse e nevojshme të bëhet për të dalë me një zgjidhje afatgjatë.
- Përshkrim
Përshkrim
Analiza mbi karburantet dhe energjinë në përgjithësi duke u nisur nga dimensionet, çmimet dhe oferta e kërkesa është një synim për të krijuar premisa për një dialog të ardhshëm kombëtar. Analiza është përgatitur nga ekspertët e ALTAX nëpërmjet prezantimit të subjektit të përdorimit kryesor (automjetet) si dhe më pas tregon një ndikim teorik në ekonomi dhe te konsumatori.
Brenda literaturës ekzistuese që analizon marrëdhënien midis goditjeve të çmimeve të naftës dhe konsumit, zgjedhja e politikës ende në favor të naftës është vënë në pikëpyetje. Zgjedhja jonë në analizë duket se insiston se nuk është me vend për të përdorur çmimin e naftës për të bërë politikë vetëm për përditshmërinë. Mund të jetë me interes të analizohet sesi ekonomia nuk i përgjigjet domosdoshmërisht nevojës së politikës shqiptare për të përdorur modelin aktual të taksimit si një instrument për të mbledhur më shumë taksa.
Aktualisht, ekonomia shqiptare nëpërmjet varësisë nga nafta për automjetet, si dhe nga energjia e rinovueshme ende në hapa mjaft të ngadaltë për tu konsideruar si një model që prodhon siguri për një ekonomi të qëndrueshme duket se ka mungesë besimi te ky model. Për shkak të kohës së kufizuar, kjo analizë nuk mund ta investigojë këtë më tej dhe ne besojmë se studiuesit e ardhshëm do ta analizojnë këtë ndërlidhje të varësisë së ekonomisë dhe burimeve energjetike më thellë.