Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Elbasanit

Buxheti për dhe sipas qytetarëve është hartuar gjatë viteve të fundit nga shumë bashki të vendit (disa shembuj më poshtë)[1], si një detyrim publik i tyre për të thjeshtuar gjuhën e të dhënave, por edhe për të pasqyruar më qartë prioritetet dhe projektet që kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve të tyre.

Puna jonë e bazuar në analizën e ekspertëve nuk ka synimin të ngjasojë me këto publikime. Ne biem përtej informimit të thjeshtuar për të ardhurat dhe shpenzimet vendore edhe krahasimin dhe përballjen me kërkesat e qytetarëve të shprehur në anketimin që kemi bërë për këtë qëllim.

Buxheti i Bashkisë sipas metodologjisë sonë të Auditit Social, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantojnë në rastin e buxhetit 2023 është një nismë që shërben si një qasje oponence dhe reflektimi i zërit qytetar, i arritur të përmblidhet në reagimin ndaj pyetësorëve për këtë qëllim gjatë Qershorit 2022, ku një qasje produktive ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirjen e fortë të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.

[1] https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00TZPB.pdf

https://bashkiamat.gov.al/transparenca/wp-content/uploads/2020/04/Buxheti-Qytetar-Bashkia-Mat.pdf

https://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00TZM4.pdf

https://www.bashkiahas.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/Has-Buxheti-per-qytetarin-2022-24-dt-18.01.2021-final.pdf

Përshkrim

Buxheti në këndvështrimin e qytetarëve është një version më i thjeshtë dhe më pak teknik i buxhetit të bashkisë, i projektuar specifikisht për publikun.

Buxheti sipas këndvështrimit qytetar ka objektivat e mëposhtëm:

(i) për të vënë në dispozicion të qytetarëve informacionin e përfshirë në publikimet e Bashkisë dhe që përdoret nga Bashkia pasi të jetë miratuar nga Këshilli Bashkiak, veçanërisht për të hyrat dhe shpenzimet;

(ii) të zgjojë tek qytetarët dëshirën për të siguruar zbatimin e duhur të buxhetit vendor dhe garantimin se zëri i tyre dëgjohet.

Ky raport përbëhet nga 5 kapituj

Hyrje Faqe  9
1 Supozimet ekonomike që qëndrojnë në themel të buxhetit Faqe  10
1 Statistikat makroekonomike Faqe  10
2 Investimet kryesore të buxhetit 2023 dhe ndryshimi me buxhetin 2022 Faqe  13
2 Procesi i projekt buxhetit Faqe  15
1 Qasja ndaj konsultimeve publike Faqe  18
2 Ekspertiza për buxhetimin me pjesëmarrje Faqe  19
3 Prioritetet e projekt buxhetit për qytetarin Faqe  20
Komente dhe Propozime Faqe  21
3 Prioritetet në planifikimin e të ardhurave Faqe  22
1 Cilat janë burimet buxhetore për vitin 2023? Faqe  22
2 Të ardhurat e veta dhe transferta e buxhetit Faqe  23
3 Të ardhurat e veta Faqe  24
4 Transfertat e buxhetit Faqe  25
5 Burimet e financimit në 2022 Faqe  26
4 Prioritetet në alokime dhe shpenzime Faqe  27
1 Shpenzimet korente, Shpenzimet kapitale dhe Investimet Faqe  27
5 Si e ndan buxhetin bashkia dhe si e kërkon qytetari? Faqe  28
1 Shpërndarja e shpenzimeve nga Bashkia Faqe  30
2 Shpërndarja e shpenzimeve nga Qytetarët Faqe  31
Komente dhe Propozime Faqe  33
  SHTOJCA Faqe  35