Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Dibrës
0 €
Buxheti për dhe sipas qytetarëve është hartuar gjatë viteve të fundit nga shumë bashki të vendit (disa shembuj më poshtë) , si një detyrim publik i tyre për të thjeshtuar gjuhën e të dhënave, por edhe për të pasqyruar më qartë prioritetet dhe projektet që kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve të tyre.
Puna jonë e bazuar në analizën e ekspertëve nuk ka synimin të ngjasojë me këto publikime. Ne biem përtej informimit të thjeshtuar për të ardhurat dhe shpenzimet vendore edhe krahasimin dhe përballjen me kërkesat e qytetarëve të shprehur në anketimin që kemi bërë për këtë qëllim.
Buxheti i Bashkisë sipas metodologjisë sonë të auditit Social, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantojnë në rastin e buxhetit 2023 është një nismë që shërben si një qasje oponence dhe reflektimi i zërit qytetar, i arritur të përmblidhet në reagimin ndaj pyetësorëve për këtë qëllim gjatë Qershorit 2022, ku një qasje produktive ishte edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit vendor, individëve të spikatur, studentëve, por edhe me përfshirjen e fortë të shoqërisë civile, e cila merr pjesë edhe në përhapjen e gjerë të tij.










