Përfitimet e biznesit nga përjashtimi nga tvsh dhe tatim fitimi

Përfitimet e biznesit nga përjashtimi nga tvsh dhe tatim fitimi

Rasti për diskutim

Shpk me qarkullim vjetor poshtë 10 milion lekë të reja në vit (subjekt përjashtimi nga TVSH dhe tatim fitimi)

Kush janë përfitimet e tij nga përjashtimet tatimore?

Kur Shpk ishte në skemën e TVSH, llogaria e tij ishte:

Blerja – Biznesi blen me kosto 100 lekë mall/shërbim dhe 20 lekë TVSH (20% TVSH).

Shitja – Biznesi shet të njëjtin mall/shërbim me çmim pa TVSH 110 lekë (normë fitimi bruto 10%) dhe 22 lekë TVSH (20% TVSH)

Diferenca prej 2 lekë tepër e TVSH (22 lekë TVSH nga shitja minus 20 lekë TVSH nga blerja) i paguan për llogari të zyrës së tatimeve. Ndërkohë paguante edhe 0.5 lekë tatim fitimi (5% e 10 lekë fitim para tatimit).

Kur Shpk është përjashtuar nga skema e TVSH dhe tatim fitimit, llogaria e tij është:

Blerja – Biznesi blen 120 lekë mall/shërbim ((100 lekë kosto dhe 20 lekë (20% TVSH)). Bizneset e vogla blejnë kryesisht nga bizneset e shumicës apo të mëdha që nuk janë të përjashtuar nga TVSH

Shitje – Biznesi të njëjtin mall/shërbim nuk e shet dot me me çmim 110 lekë (pa TVSH pasi është perjashtuar), pasi del me humbje, por ta zemë se e shet po aq sa e shiste me 132 lekë.

Diferenca midis çmimit të shitjes (132 lekë) – koston e blerjes (120 lekë) = 12 lekë

Si rrjedhojë,

Kostoja e tij e përfitimit është se nuk paguan (kursen) 2 lekë shtesë TVSH për zyrën e tatimeve, si dhe nuk paguan (kursen) 0.5 lekë tatim fitimi (5% e 10 lekë fitim para tatimit) për arsye të përjashtimit tatimor. Ky është fitim i pashpërndarë, i cili është objekt shpërndarje si divident. Në total, biznesi përfiton 12 lekë për 120 lekë qarkullim.

Pra, përfitimi i biznesit është mesatarisht 2 lekë TVSH për 120 lekë qarkullim dhe 0.5 lekë për 120 lekë xhiro, në total 2.5 lekë për 120 lekë qarkullim (2.1% përfitim).

Po tatimi i dividentit?

Ky tatim nuk përjashtohet për ato kategori biznesi me qarkullimin, që plotëson kushtet sipas Nenit 33 të Ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: