Kreditimi i pjesshëm i TVSH

Kreditimi i pjesshëm i TVSH

Rasti për sqarim

Aktiviteti

Shoqëria X, me shërbime financiare kryesisht ka kryer (a) furnizime shërbimi te përjashtuar ne shitje (transferta parash, exchange) dhe (b) pjesërisht ka kryer edhe furnizime shërbimi te tatueshme ne shitje (karta telefoni mobile me parapagim si dhe aparate telefoni duke përfituar komision shitje me TVSH).

Praktika dokumentare nga shoqëria

Për shërbimin e kartave është përcaktuar “veçmas “një punonjës i siguruar dhe një telefon kabllor.

Për te gjitha blerjet e tjera (përveç kartave, aparatit dhe një telefoni kabllor ) shoqëria i kalon ne blerje te përjashtuara, pavarësisht faktit qe janë fatura TVSH-je. Këtë organizim te brendshëm te departamenteve te saj shoqëria e bazon mbi logjiken e ndarjes se qarte te aktiviteteve, sipas tipit te furnizimit ne zbatim te ligjit te TVSH, si dhe një përgjigje sqaruese nga zyra e tatimeve, ku edhe kontrolli tatimor ne zbatim te saj nuk ka pretenduar për përdorim te kreditimit te pjesshëm, për shkak te ndarjes se qarte te aktiviteteve te shoqërisë.

Ne përfundim te periudhës mujore detyrimi për TVSH del me pagese (shitje-blerje).

Baza ligjore

Ligji TVSH

Udhëzimi TVSH

Komenti

Shoqëria X, bazuar ne Ligjin e TVSH kryen një aktivitet te përjashtuar për ato furnizime te cilat janë objekt i bazës ligjore.

Krahas aktivitetit kryesor, shoqëria kryen edhe aktivitet ne rolin e agjentit te kryesorit e Ligjit. Për këto furnizime te tatueshme shoqëria llogarit TVSH ne shitje mbi vlerën e shërbimit te kryer.

Ne regjistrimet ne librat e shitjes për TVSH (mujore), shoqëria regjistron furnizimet e shitjeve te përjashtuara, furnizimet e shitjeve me TVSH për shërbimin e agjentit.

Ne regjistrimet ne librat e blerjes për TVSH (mujore), shoqëria regjistron furnizimet për blerje te përjashtuara, furnizimeve për blerje me TVSH te pazbritshme, si edhe furnizimet për blerje me TVSH për shërbimin e agjentit.

Për qëllime te ndarjes se furnizimeve, sipas tipit te furnizimit shoqëria ka përshtatur edhe strukturën e funksionimit te saj duke vendosur njësi me vete për furnizimet e tatueshme ne shitje, dhe njësi me vete për furnizimet e përjashtuara ne shitje.

Sipas Ligjit, objekt i tatimit është personi i tatueshëm si një subjekt që kryen një veprimtari ekonomike, pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij. Po kështu, sipas ligjit rëndësi për te qene objekt tatimi është qarkullimi nga te gjitha veprimtaritë ekonomike te te njëjtit person te tatueshëm.

Nisur nga logjika e përfshirjes se çdo furnizimi ne llogaritjen e tatimit për çdo muaj nuk ka ndikim organizimi i brendshëm i shoqërisë, për te kategorizuar sipas tipit te furnizimit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: