E drejta për të kërkuar detyrimet tatimore nga pala e tretë

E drejta për të kërkuar detyrimet tatimore nga pala e tretë

Rasti për sqarim

Një shoqëri private, e cila deklaron se nuk ka fuqi paguese për të paguar detyrimet tatimore njofton autoritetet tatimore se mund t’ja marrin atë borxhlinjve të saj. Në këtë rast, autoritetet duhet të zbatojnë ligjin e procdurave tatimore.

Pyetja: Si veprohet në këtë rast nga palët?

Në momentin fillestar, strukturat që kanë detyrën për mbledhjen e borxhit tatimor, kërkojnë nga drejtuesi rajonal i tatimeve të bëjë një verifikim në librat e kontabilitetit të shoqërisë debitore ndaj tatimeve, e cila pretendon se për arsye mungese likujditeti të mblidhen borxhet që duhet të paguajë për llogari të autoriteteve tatimore te të tretë, që i kanë borxhe shoqërisë.

Pas saktësimit dhe mbajtjes së një raporti tatimor për situatën kontabile të debitorëve ndaj shoqërisë private vijohet me hapat proceduriale për mbledhjen e borxhit tatimor, të përcaktuara në ligj. Ky hap saktëson pretendimet dhe formalizimin që kushtëzon neni 98 i LPT, lidhur me fillimin e procedurës për të kërkuar detyrimet tatimore nga pala e tretë vetëm nëse ka dijeni për situatë borxhesh të palëve të treta ndaj debitorit tatimor.

Sipas nenit 98, te LPT 9920/2008, administrata tatimore,

(a) kur ka dijeni qe pale te treta kane për të paguar shuma të caktuara në favor të tatimpaguesit debitor, mund të kërkoje nga këta persona që

(b) detyrimet e tyre monetare kundrejt tatimpaguesit, ti derdhin në favor të administratës tatimore.

(c) të njoftojë palën e tretë brenda 10 ditëve nga data e marrjes dijeni për pagesat që kanë për të kryer palët e treta kundrejt tatimpaguesit duhet të përgatisë njoftimin për palën e tretë, megjithëse Neni 98 i LPT i jep të drejtë administratës ta nxjerrë njoftim vlerësimin që ditën e parë të marrjes dijeni.

Nëse me kalimin e 37 ditëve nga data kur është nxjerrë njoftimi për pagimin e detyrimeve nga pala e trete, prej kësaj te fundit nuk janë kryer pagesat, administrata tatimore mund të fillojë të gjitha procedurat e parashikuara për mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara tatimore.

Kur tatimpaguesi nuk e ka paguar detyrimin e tij brenda afatit 30 ditor të njoftuar dhe kur njoftimi i është dërguar brenda të gjitha afateve të parashikuara, administrata tatimore fillon mbledhjen me forcë të këtij detyrimi ndaj personit të tretë. Procedura e mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor ndaj një personi të tretë është e njëjte me procedurën për mbledhjen e detyrimeve tatimore te papaguara nga tatimpaguesit debitorë.


1 – Palët e treta për të kryer këto pagesa ne favor te administratës tatimore, duhet te jene njoftuar prej kësaj te fundit me shkrim, dhe detyrimi i tyre fillon brenda 30 ditëve nga data e marrjes se njoftimit, por jo me vone se sa 37 dite prej datës se nisjes se njoftimit nga organit tatimor

2 – Sipas nenit 69 te LPT

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: