Tatimi mbi të ardhurat personale dhe llogaritja e tij?

Tatimi mbi të ardhurat personale dhe llogaritja e tij?

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

  • Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave.
  • Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Të ardhura të tatueshme:

  • pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;
  • të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare;
  • të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë;
  • të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
  • të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë;
  • të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
  • të ardhurat e individëve nga lojërat e fati dhe kazinotë;
  • të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër;
  • të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave;
  • të ardhura të tjera, që nuk përmenden më lart.

Personat rezidentë në Shqipëri, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë.

Tatimi në burim mbahet mbi të ardhurat nga:

  • dividendët;
  • ndarjet e fitimit;
  • interesat;
  • pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
  • pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
  • pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
  • pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
  • pagesat për qeratë;
  • pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, për shfaqjet e tyre;

të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: