Si të reagojmë ndaj kontrolleve të shpeshta të tatimorëve?
Pyetje
Në njësinë tonë kemi kontrolle të shpeshta nga tatimorët. Njëherë vijnë për të parë të punësuarit, njëherë për kasën regjistruese, njëherë për faturat. Dua të di se sa herë në vit mund të kontrollohet një subjekt i biznesit të vogël?
Përgjigje:
Krahas kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e kontrollit të organeve tatimore (përfshi dhe hetimin tatimor) bejne jo me pak 2‐3 kontrolle (sondazhe për matjen e xhiros, të punësuarit) në vit për çdo tatimpagues, me qëllim vlerësimin e qarkullimit të realizuar nga tatimpaguesi nëpërmjet verifikimit në vend. Të dhënat e grumbulluara nga kontrollet shërbejnë për vlerësimin e detyrimeve tatimore si të vitit vijues, ashtu edhe të vitit pasardhës.
Por, kontrolle për faturat, kontabilitetin, deklarimet tatimore duhet të jenë gjithmonë bazuar te rrisku qe gjenerohet nga tatimet.
Për rastet kur konstatojnë se dokumentacioni i blerjeve dhe shitjeve nuk është mbajtur konform kërkesave ligjore, që do të thotë se: tatimpaguesi nuk pasqyron në mënyrë korrekte xhiron, nuk lëshon në mënyrë korrekte dokumentin e kërkuar për çdo shitje, nuk pasqyron në librat e blerjes të gjitha furnizimet që ka kryer, kontrollorët kanë të drejtë të përdorin metodat alternative të vlerësimit të detyrimit tatimor.
Ne cdo rast, kontrollet qe behen nga hetimi tatimor apo kontrolle te tjera duhet te prezantohen me njoftim‐kontrolli / autorizim te miratuar nga Drejtori Rajonal i Drejtorise tatimore ku jeni regjistruar apo nga Drejtori i tatim-taksave të pushtetit vendor, per rastin e policëve të bashkisë/njësisë administrative.
Reagimi i parë dhe ligjor sipas ligjit te procedurave tatimore eshte te kerkohet njoftim-kontrolli nga inspektori tatimor, apo urdhri i punes nga hetimi tatimor. Çdo kontroll i cili nuk permbahet ketij hapi paresor procedurial eshte jashte kontureve te ligjit. Nderkohe, per me shume konsultime, secili duhet te kerkoje ndihme nga keshilltari ligjor/fiskal per te perballuar kerkesat qe ka punonjesi fiskal, i cili paraqitet me nje arsy te caktuar per kontrollin qe njofton per te kryer.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.