PREZANTIMI I RAPORTIT TË AUDITIMIT SOCIAL TË PERFORMANCËS VENDORE 2022 NË BASHKINË BERAT

Vlerësimet e raportit Auditimi social shumëdimensional i Bashkisë Berat, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet për çdonjërin nga 6 komponentët bazohen në të dhënat për objektivat në të cilët Bashkia ka përmbushur ose jo performancën. Për të 6 komponentët janë kryer shqyrtime për  32 treguesë (9 treguesë për Ekonominë, 5 treguesë për Politikën, 5 treguesë për Mjedisin, 4 treguesë për Shëndetin, 5 treguesë për Edukimin, 4 treguesë për Mirëqenien)

Performanca e mirë kompenson performancën e dobët në tërësinë e treguesve që përbëjnë vlerësimin për komponentin.

Për verifikimin dhe kryqëzimin e gjetjeve dhe zhvillimeve të kryera nga raportimet dhe të dhënat e publikuara sipas referencave që janë përdorur për analizimin, me synimin për të qenë sa më të plotësuar dhe të koordinuar me nevojat e kërkesat e qytetarëve dhe prezantimeve të shoqërisë civile, ALTAX përdori si një instrument mjaft të të nevojshëm edhe Anketimin “Mbi qeverisjen vendore dhe performancën e saj, 2022”, me  pjestarë të publikut dhe OSHC, përfaqësues të biznesit, kërkuesë, intelektualë, profesionistë, pensionistë dhe studentë.

Rezultatet e tij janë pjesë konfirmuese e gjetjeve të Raportit.

Fokusi i Anketimit ishte i bazuar mbi tematikat dhe programet zhvillimore që miratohen nga Këshilli Bashkiak dhe Kryetari për të kompletuar ofertat e pushtetit vendor me kërkesat për zhvillim sipas këndvështrimit të nevojave qytetare.

Në vijim të komunikimit mes ALTAX dhe partnerëve me shoqërinë civile vendore vlerësojmë faktin që bashkëpunimi për një komunikim, qartësim dhe raportim sa më të plotë dhe me përgjegjshmëri nga ana jonë në pasqyrimin e arritjeve dhe sfidave të Bashkisë në drejtim të zhvillimit të programeve është synimi për tu prezantuar në forumin e hapur të muajit Qershor 2022 në 5 qytetet e vendit.

Mbledhja e të dhënave kryesore për përgatitjen e Raportit u krye midis Shkurtit dhe Marsit 2023. Ekspertët e ALTAX, partnerët tanë, si dhe palë të tjera të interesuara morën pjesë në procesin e mbledhjes/kryqëzimit/ komentit të të dhënave dhe lehtësuan ndërveprimet në nivel kombëtar.

Një seri takimesh dhe konsultimesh u organizuan mes palëve për të rënë dakord mbi qasjen, formatin dhe fushat e fokusit të raportit.

Ky studim adoptoi qasje cilësore dhe sasiore.

Ai përfshinte një rishikim në tryezë të dokumenteve përkatëse, intervista, anketa me publikun e qytetit dhe periferisë dhe diskutime në grupe të fokusit.

 

Dokumentet e shqyrtuara përfshijnë dokumente të ndryshme të politikave sektoriale dhe raporte mbi modelin dhe ecurinë e qeverisjes vendore dhe zhvillimit vendor.

Mënyra e mjeteve të mbledhjes së të dhënave u bazua në një rishikim fillestar në zyrë, duke pasur parasysh objektivat specifike të studimit.

Zyrtarët e bashkisë gjithashtu u angazhuan në mënyrë aktive në komunikimin dhe u intervistuan mbi proceset dhe sfidat e qeverisjes vendore gjatë vitit 2022.

Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës së bashkive

Përshkrim

Raporti Auditimi social shumëdimensional i Bashkisë BERAT, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet është një punim i bazuar në shqyrtimin e zbatimit në praktikën e vitit 2022 dhe e krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm me të njëjtën tematikë të politikave strategjike kombëtare dhe vendore.

Raporti i progresit të treguesve politikë, ekonomikë dhe socialë të Bashkisë nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilit aspekt në lidhje me objektivat e zhvillimit vendor sipas Strategjisë së Zhvillimit Vendor, duke paraqitur performancën për sa i përket niveleve dhe tendencave.

Raporti është një analizë krahasuese me vitin 2021 dhe përpara që synon të parashikojë ngjashmëritë dhe ngjarjet më të dukshme në ekonominë shqiptare, financat publike dhe politikën monetare me akses në produktivitet dhe mirëqenie. Analiza ekonomike është përpunuar nga të dhëna dhe publikime statistikore nga organizata, institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, nga elaborimet e ekspertëve ekonomikë.

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX në rolin e hartuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.