Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Fiskalisti – Volumi 1, Numri 3, 2018
0 €
Ky publikim eshte numri 3 i Volumit 1 te Buletinit Fiskalisti pergatitur nga stafi i Qendrës ALTAX. Këtë muaj FiskaListi prezanton:
- Përshkrim
Përshkrim
Nga Kosova. Raporti i Misionit të FMN për fiskalitetin në Kosovë, si dhe situatën sociale dhe infrastrukturore
Pyetja nga ALTAX. Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien?
Libraria e ALTAX me librat për tu lexuar këtë muaj
Publikime të sistemit gjyqësor – Volumi 3/ 2017 – Procedurat Tatimore (biznesi vs. Tatime)
Edukim Online – Tatimi ne burim mbi te ardhurat nga kapitali
Të rejat nga ATK KOSOVA. Lehtësirat tatimore gjate 2017 dhe 2 mujorit 2018.
5.2 miliard Euro të hyra tatimore për 18 vite.
Me interes mund të lexoni. 4 Bloget më të lexuar të muajit Shkurt 2018
Publikimi i fundit nga Qendra ALTAX. Performanca e Buxhetit Shqiptar 1996 -2016
FiskaListi është krijuar për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar Vendime te gjyqësorit, Urdhrat dhe akte nënligjore tatimore dhe doganore, Marrëveshjet Tatimore, Legjislacionin dhe komente tatimore, si dhe çështje të tjera fiskale të interesit të përgjithshëm.
Fiskalisti do të azhornojë lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin.
Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te FiskaListi, me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to.
Materialet që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit
Publikimi del një herë në muaj dhe përgatitet nga stafi i Qendrës ALTAX. Përmbajtja e FiskaListit përmblidhet një herë në 4 muaj dhe shpërndahet (me email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.