-50%

Barra tatimore në Shqipëri dhe ballkan, 2013 – 2014

Original price was: 8 €.Current price is: 4 €.

Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax për vitin 2013 dhe 2014. Një vlerësim i kësaj natyre është për here të dytë, që publikohet në ambientin ekonomik – fiskal në Shqipëri. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, duke treguar për aftësinë që duhet të mbartin në rritjen e të ardhurave, me qëllim financimin e shpenzimeve, që vijnë më së shumti nga rezidentët.

Përshkrim

Një analizë e tillë është vlerë e shtuar për transparencë në debatin mbi barrën tatimore të qarkut, duke u mundësuar politikë bërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të parë se si shpërndahet barra tatimore në zonat pranë tyre. Paraqitja e renditjes sipas barrës fiskale jep mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike
në kuadër të transparencës së financave publike. Në këtë analizë, ku vendoset për bazë krahasimi i zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të procedurave tatimore. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas qarkut ku janë arkëtuar. Rezultatet e këtij studimi analizë janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor.

Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt edhe i analizave, sipas krahasimit të të dhënave tëprogrameve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.

Prezantimi i të dhënave mbi prodhimin e brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbiinformacionin që gjendet në raportet e Fondit Monetar (Country Report), te i cili gjenden tabela, analizadhe projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2013. PërShqipërinë, të dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Instituti i Statistikave, ndërsatë dhënat makro për tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga prezantimi i statistikave dhebuletineve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënavestatistikore në nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes dheklasifikimeve rajonale.