Cilat subjekte kanë detyrimin për tu regjistruar dhe paguar TVSH?
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në aktivitetet e eksportit apo importit, janë të detyruar të regjistrohen, në mënyrë që të paguajnë TVSH-në.
Çdo subjekt tjetër i tillë si: individët, njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, organizatat shoqërore, politike dhe ndërkombëtare, misionet diplomatike etj., të cilat kryejnë veprimtari import-eksporti, pavarësisht nga xhiroja, janë gjithashtu të detyruara të regjistrohen. Për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e import-eksportit, operacionet doganore do të vazhdojnë pasi verifikimit të NIPT-it.
Xhiroja e përgjithshme vjetore llogaritet në bazë të çmimit total të paguar nga blerësi dhe përfshin edhe taksat, edhe gjobat.
Pragu i TVSH-së për regjistrim është i ndryshueshëm në varësi të politikës fiskale të qeverisjeve dhe aktualisht është mbi 10 milion lekë i xhiros vjetore të biznesit/ aktivitetit.
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet:
- për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të realizuara kundrejt pagesës nga personi i tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë;
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të përjashtuara nga TVSH-ja, nuk gëzojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për eksport dhe transport ndërkombëtar trajtohen me TVSH zero për qind dhe me të drejtën e kreditimit të TVSH-së së paguar në blerje.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.