Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë

TATIMI DHE KONTRIBUTET E PROFESIONISTËVE TË LIRË NË BALLKANIN PERËNDIMOR
5 €
Ky raport i ALTAX Observatory paraqet një analizë krahasuese të thelluar të sistemeve tatimore dhe të kontributeve shoqërore që aplikohen ndaj profesionistëve të lirë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi dhe Bosnja e Hercegovina) për vitin 2026. Duke ndërtuar Modelin e Barrës Fiskale me tre nivele: (I) norma statutore, (II) barra mbi bazën tatimore pas zbritjeve, dhe (III) barra totale e detyrueshme duke përfshirë kontributet shoqërore. Studimi shkon përtej krahasimit tradicional të normave dhe mat barrën reale që paguajnë freelancers në katër skenarë konkretë të ardhurash bruto (€10,000, €25,000, €50,000 dhe €100,000).
Gjetjet kryesore tregojnë se baza tatimore, regjimet e zbritjeve dhe kontributet e detyrueshme kanë ndikim më të madh se vetë norma e PIT-it. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe BiH konvergojnë në një barrë totale prej 8 %, ndërsa Serbia paguan 2.5–3.5 herë më shumë për të ofruar mbrojtje sociale të plotë. Katër nga gjashtë vendet lënë profesionistët e lirë pa kontribute të detyrueshme, duke ngritur pyetje afatgjata për qëndrueshmërinë e sistemeve të pensioneve. Pragjet e TVSH-së ndryshojnë deri në gjashtë herë, ndërsa dimensioni ndërkufitar (WHT, DTT dhe reverse charge) bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për profesionistët që punojnë me klientë jashtë vendit.
Raporti identifikon implikime politike në katër dimensione: neutraliteti tatimor, mbrojtja sociale, thjeshtësia administrative dhe konkurrueshmëria ndërkufitare. Ai ofron një kornizë analitike të dobishme për politikëbërësit, studiuesit dhe profesionistët e interesuar për formalizimin e tregut të punës dhe tërheqjen e talentit dixhital në rajon.
Fjalëkyçe: tatimi mbi të ardhurat personale, profesionistë të lirë, kontribute shoqërore, barrë fiskale, Ballkani Perëndimor, tatimi në burim, vetëpunësimi, politikë tatimore
- Përshkrim
Përshkrim
Ky raport i ALTAX-it ndërton Modelin e Barrës Fiskale për profesionistët e lirë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6), duke kaluar përtej krahasimit të thjeshtë të normave statutore drejt një analize me tre nivele: (I) norma statutore, (II) barra mbi bazën tatimore pas zbritjeve, dhe (III) barra totale fiskale e detyrueshme, duke përfshirë kontributet shoqërore. Modeli testohet mbi katër skenarë konkretë të ardhurash bruto vjetore (€10,000 / €25,000 / €50,000 / €100,000) për një profesionist tip: rezident, pa punonjës, pa të ardhura kapitali, pa persona në ngarkim.
This ALTAX report builds a Tax Burden Model for freelance professionals across the six Western Balkan economies (WB6), moving beyond a simple comparison of statutory rates toward a three-tier analysis: (I) the statutory rate, (II) the burden on the taxable base after deductions, and (III) the total mandatory fiscal burden, including social contributions. The model is tested against four concrete annual gross-income scenarios (€10,000 / €25,000 / €50,000 / €100,000) for a representative professional: resident, no employees, no capital income, no dependents.
Gjashtë gjetjet kryesore / Six Key Findings
- Konvergjenca e PIT-it. Diferenca mes PIT-it të punëmarrësve dhe profesionistëve të lirë është më e ngushtë se diferencat në bazën tatimore dhe regjimet e shpenzimeve të zbritshme që qëndrojnë pas saj.
- PIT convergence. The gap between employee and freelancer PIT is narrower than the differences in the underlying tax base and deductible-expense regimes.
- Divergjenca e mbrojtjes sociale. Diferenca më e madhe institucionale lidhet me kontributet e detyrueshme shoqërore, jo me PIT-in.
- Social protection divergence. The largest institutional difference concerns mandatory social contributions, not PIT.
- Thjeshtim kundrejt mbrojtjes. Taksimi më i ulët ose i thjeshtuar i profesionistëve të lirë shpesh përkon me mbulim më të dobët të detyrueshëm social.
- Simplification vs. protection. Lower or simplified freelancer taxation often coincides with weaker mandatory social-insurance coverage.
- Dimensioni ndërkufitar. Trajtimi WHT dhe DTT bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm ndërsa profesionistët e lirë punojnë ndërkufitarisht.
- Cross-border taxation. WHT and DTT treatment becomes increasingly relevant as freelancers operate across borders.
- Reforma e Serbisë. Serbia paraqet regjimin strukturalisht më të diferencuar në rajon pas reformës së 2023-shit.
- Serbia’s reform. Serbia represents the most structurally differentiated freelancer regime in the region following the 2023 reform.
- Fragmentimi rajonal. Pavarësisht normave PIT relativisht të ngjashme, gjashtë juridiksionet ndryshojnë ndjeshëm në baza tatimore, zbritje, detyrime kontributesh dhe arkitekturë pajtueshmërie.
- Regional fragmentation. Despite broadly similar PIT rates, the six jurisdictions differ substantially in tax bases, deductions, contribution obligations and compliance architecture.
Krahasimi i rëndësishëm nuk është më norma statutore e PIT-it, por baza tatimore mbi të cilën aplikohet ajo normë. 10% mbi €100,000 me pak zbritje nuk është e njëjta gjë me 10% mbi €100,000 pas zbritjesh të konsiderueshme — dhe pikërisht këtu qëndron “tax-base arbitrage” rajonale.
…but the tax base to which that rate applies. A 10% rate on €100,000 with few deductions is not the same as a 10% rate on €100,000 after substantial deductions — and this is precisely where regional “tax-base arbitrage” resides
Produkte të afërt
-
LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2012
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. -
LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 €Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €. -
LIBRA TË ALTAX
Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. -
LIBRA TË ALTAX
Tatimet në Shqipëri 2008 – 2010
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. -
LIBRA TË ALTAX
Rikontrolli tatimor në Shqipëri
6 €Original price was: 6 €.5 €Current price is: 5 €. -
LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. -
LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Barra tatimore në Shqipëri dhe Kosovë, 2016
8 €Original price was: 8 €.4 €Current price is: 4 €.









