REZERVAT STRATEGJIKE TË NAFTËS NË SHQIPËRI

Ky punim analizon gjendjen aktuale, sfide teknike dhe implikacionet fiskale te krijimit te rezervave strategjike te naftes ne Shqiperi ne kuader te procesit te integrimit ne Bashkimin Europian.
Me vetem rreth 15 dite furnizimi te garantuar, kunder standardit te Direktives 2009/119/EC te BE-se qe kerkon 90 dite importe neto, Shqiperia mbetet vendi me ekspozimin me te larte ndaj rreziqeve te furnizimit me produkte nafte ne te gjithe rajonin europian.
Paradoksi qendror eshte se Shqiperia eshte vend prodhues nafte bruto me rreth 150 milione fuci rezerva te provuara, por mungesa e kapaciteteve funksionale te rafinimit e detyron te importoje 100% te produkteve te rafinuara qe konsumon (24,000–25,000 fuci ne dite).
Analiza vlereson se plotesimi i standardit europian kerkon akumulimin e 270,000–300,000 ton produkte te rafinuara, me vlere tregtare 228–255 milione EUR (bazuar ne cmime mars 2026), ndersa infrastruktura e depozitimit te nevojshem rrit koston totale ne 480–520 milione EUR per modelin shteteror te plote. Ky nivel investimi eshte fiskaliste i papajtueshme me realitetin buxhetor shqiptar do te riste borxhin publik me 8–9 pike perqindje te PBB, duke e cuar raportin e borxhit ne nivel kritik.
Duke analizuar kater modele alternative financimi dhe duke kryer analiza te ndjeshmërise fiskale dhe te cmimit, studimi propuzon nje “Model Hibrid Gradual”, si zgjidhjen me te qendrushme: kombinim i tarifes se dedikuar (2 lek/litër), instrumenteve financiare te BE-se (Growth Plan, WBIF, EBRD, EIB) me potencial 240–410 milione EUR, modelit PPP per infrastrukture dhe bashkepunimit rajonal me Greqine dhe Maqedonine e Veriut si “bridge solution” afatshkurter.
Ky model mund te mobilizoje 230–340 milione EUR ne nje horizont 10-vjecar duke arritur standardin e BE-se deri ne 2031. Pengesa kryesore mbetet mosmiratimi i draft-ligjit te tetorit 2025, i cili eshte kusht paraprak per cdo instrument tjeter financimi ose bashkepunimi nderkombetar.

Përshkrim

Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me ekspozimin më të lartë ndaj rreziqeve të furnizimit me produkte nafte në të gjithë hapësirën europiane dhe Ballkanin Perëndimor, me vetëm rreth 15 ditë rezerva strategjike kundrejt standardit të detyrueshëm të Bashkimit Europian prej 90 ditësh importe neto.

Ky deficit kritik e bën vendin jashtëzakonisht vulnerabël ndaj çdo ndërprerjeje në zinxhirin global të furnizimit, qoftë nga kriza gjeopolitike, luhatje ekstreme çmimesh apo probleme teknike në rafineri dhe porte fqinje.

Aktualisht nuk ekziston as kuadër ligjor operacional efektiv, as kapacitet fizik i mjaftueshëm depozitimi, as mekanizëm financiar i qëndrueshëm për të mbajtur rezervat e nevojshme.

Draft-ligji i lançuar në tetor 2025 përfaqëson hapin më të rëndësishëm institucional deri më sot drejt përafrimit me acquis communautaire në kapitullin 15 (Energjia).

Ai propozon krijimin e një autoriteti të dedikuar, skemë financimi hibride dhe mundësi bashkëpunimi rajonal. Megjithatë, pa miratim të shpejtë parlamentar, pa Plan Veprimi të miratuar brenda afateve të parapara nga Komuniteti i Energjisë, pa angazhim konkret të fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së dhe pa strukturim të qartë të tarifave të graduara mbi hidrokarburet dhe modeleve PPP, rezervat strategjike mbeten vetëm aspiratë në letër.

Kostoja totale e vlerësuar, rreth 500 milionë euro për blerjen e rezervës dhe infrastrukturën e nevojshme përfaqëson një sfidë të madhe fiskale për një ekonomi me hapësirë të kufizuar buxhetore, por një sfidë që mund të menaxhohet vetëm përmes shpërndarjes së barrës midis shtetit, industrisë dhe konsumatorit në një mënyrë transparente dhe të kontrollueshme.

Kjo analizë ofron një vlerësim të plotë teknik, fiskal dhe gjeopolitik të situatës aktuale, duke krahasuar Shqipërinë me fqinjët (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Greqia), duke identifikuar kufizimet reale fizike dhe financiare, por edhe mundësitë konkrete për zgjidhje realiste. Ajo propozon një model hibrid financimi që kombinon:

  • qira të kapaciteteve ekzistuese depozitimi për të shmangur investime të mëdha fillestare kapitale,
  • tarifa të dedikuara mbi produktet hidrokarbure të mbledhura në mënyrë efikase përmes Doganës,
  • fonde nga instrumentet e BE-së (Plani i Rritjes, kredi të favorshme, grante),
  • partneritete publike-private me operatorë ndërkombëtarë,
  • bashkëpunim rajonal për rezervë të përbashkët ose ruajtje të deleguar në depo të fqinjëve.

Pa veprim të shpejtë dhe të koordinuar në këto drejtime, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në kapitullin energji, të përballet me leverage negativ nga Brukseli gjatë negociatave, të vuajë kriza furnizimi me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët dhe të humbasë mundësi për të kthyer rezervat strategjike në një aset zhvillimi me efekt multiplikues ekonomik dhe stabilitet çmimesh.

Realizimi i tyre në kohë është një investim thelbësor në sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe kredibilitetin ndërkombëtar të vendit.