Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Evolucioni i Ndërmarrjeve aktive në Shqipëri, 2015 -2025
0 €
Ky raport analitik, i përgatitur nga ALTAX – Qendra e Kërkimeve Fiskale dhe Ekonomike, ofron një vlerësim të integruar të evolucionit të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri gjatë periudhës 2015–2025. Analiza bazohet në të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT), raportet e Departamentit të Programimit të Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj (DPT) dhe statistikat makroekonomike të Bankës së Shqipërisë.
Raporti trajton katër dimensione kryesore të strukturës ekonomike: numrin dhe dinamikën e ndërmarrjeve aktive; ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe korrelacionin e tij me bazën e biznesit; strukturën sektoriale dhe madhësinë e ndërmarrjeve; si dhe dinamikën e punësimit dhe produktivitetin mesatar për njësi biznesi.
Periudha 2015–2025 shënon një transformim gradual të ekonomisë shqiptare: nga një strukturë e dominuar nga shumë biznese të vogla me produktivitet të ulët, drejt një modeli me aktivitet ekonomik dhe prodhim mesatar më të madh për njësi biznesi, pavarësisht numrit relativisht të qëndrueshëm të ndërmarrjeve.
- Përshkrim
Përshkrim
Ky raport analitik shqyrton evolucionin e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri gjatë periudhës 2015–2025, duke integruar të dhëna nga demografia e biznesit me treguesit makroekonomikë. Analiza tregon se numri i ndërmarrjeve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm – me një kulm prej 162,835 njësish në 2018 dhe rënie deri në rreth 116,000 njësi në 2021 (kryesisht nga korrigjime metodologjike) – ndërkohë që PBB-ja nominale është pothuajse trefishuar, nga 10.3 miliardë euro (2015) në rreth 25 miliardë euro (2024).
Struktura e ekonomisë mbetet shumë e fragmentuar: mbi 88% e ndërmarrjeve kanë më pak se pesë të punësuar, dhe rreth 86% veprojnë në sektorin e shërbimeve. Raporti identifikon tre faza transformimi – fragmentim (2015–2018), tranzicion (2019–2021) dhe konsolidim (2022–2025) – duke nxjerrë implikime politike për diversifikimin industrial dhe formalizimin ekonomik.










