Treguesit tatimorë

Treguesit tatimorë

Grupet e treguesve tatimorë janë të përmbledhur te:

  1. Krahasueshmëria. Këta tregues referuesë nuk matin performancen apo cilesine e administrates tatimore, por japin një panorame krahasuese me referencat ndërkombëtare te krahasueshme.
  2. Struktura e administratës. Kjo kategori përfshin treguesit sasiorë dhe cilësorë te organizimit dhe madhësisë se administratës.
  3. Performanca e të ardhurave tatimore. Këta tregues sasiorë japin nje panorame te tendencës se efektivitetit te administratës tatimore ne funksion te realizimit te te ardhurave tatimore.
  4. Struktura e tatimeve. Këta tregues sasiorë paraqesin strukturën materiale te ligjit tatimor ne nje mënyrë krahasuese dhe te thjeshte.
  1. Krahasueshmeria

Kostua e administratës tatimore (KOSTATQ)

Ky tregues performance lidhet me koston e administrimit te sistemit tatimor për te gjitha te ardhurat tatimore te mbledhura nga administrata tatimore. P.sh. Nëse buxheti i administrates tatimore është 2 miliard leke dhe ajo mbledh 195 miliard leke, ky indikator do te jete 1.05%, ose 1.05 leke për çdo 100 leke te mbledhur.

Sa me i ulet te jete ky indikator, akoma me eficiente është administrata tatimore dhe gjithë sistemi tatimor ne mbledhjen e tatimeve. Ky  tregues mund te ndikohet nga produktiviteti tatimor për te gjithë tatimet kryesore.

TË Ardhurat Tatimore Total (TATT)

Ky është një tregues referues. Ai tregon gjithë të ardhurat tatimore dhe jo tatimore të mbledhura nga administrata tatimore qendrore, doganore, vendore dhe institutet shoqërore (sigurimeve dhe shëndetësori) si përqindje e PBB-së.

Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale (TATAP)

Ky është një tregues referues. Ai paraqet nivelin e TAP si përqindje te PBB.

Arkëtimet e tatimit mbi fitimin (ATF)

Ky është një tregues referues. Ai është tregues i të ardhurave të tatim fitimit si përqindje e PBB-së.

Arkëtimet e TVSH (ATVSH)

Ky është një tregues referues. Ai paraqet nivelin e te ardhurave neto te arkëtuara nga TVSH si përqindje e PBB.

Viti hyrjes në fuqi (VHF)

Ky është një tregues referues. Ai paraqet vitin në të cilin ka hyrë në fuqi zbatimi i çdo tatimi, duke u njohur me moshën e sistemit të TVSH-së në vend.

  1. Struktura e administratës

Administratë funksionale (ADMINFUNKSION)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Administrata Tatimore është e organizuar sipas funksioneve. Kjo do të thotë se linjat funksionale administrojnë gjithë tatimet dhe taksat e vendit. Përvoja organizative deri më sot në shumë vende me zhvillime ekonomike të ndryshme.

Varësia administrative (VADMIN)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. NË mjaft vende administrimi tatimor është gjysëm i pavarur në administrimin tatimor. NË disa vende të tjera është i varur tërësisht. NË vende të tjera është i pavarur dhe i grupuar me funksione të tjera të shtetit (thesari, hipotekat etj.). NË rastin e ATQ-së në Shqipëri sipas këtij treguesi ajo është te niveli i varur nga Ministria e Financave.

Struktura e Tatimpaguesve të mëdhenj (ORGTM)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Përvoja botërore e strukturës organizative të administrimit të tatimpaguesve të mëdhenj është i ndarë në tre nivele. Ka vende që kanë njësi të tatimpaguesve të mëdhenj, si një segmentim brenda strukturës. Vende të tjera kanë një segment të pavarur nga segmentet e tjera të administratës. Ndërsa ka edhe vende që nuk kanë të ngirutr një njësi strukturore të fokusuar me tatimpaguesit e mëdhenj.

Tatimorë për individë (TATINDIVID)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ky tregues mat madhësinë e administratës tatimore (qendrore dhe vendore) në raport me madhësinë e popullsisë së vendit. TATINDIVID është raporti i numrit total të punonjësve të administratës tatimore për 1000 banorë. P.sh. Nëse administrata tatimore në Shqipëri është 1,500 punonjës dhe numri total i popullsisë është 2,800,000 banorë, atëherë TATINDIVID do të jetë 1.86 punonjës administrate për 1,000 banorë.

Tatimpagues për tatimorë (TPTAT)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin e punonjësve të administratës tatimore ndaj numrit të tatimpaguesve aktivë në vend. Një tatimpagues aktiv është a, që vitin e fundit fiskal ka ushtruar veprimtari, pra ka dorëzuar deklaratat tatimore dhe/ose nuk ka dorëzuar deklarata pa veprimtari, dhe/ose në rastet kur tatimpaguesi nuk deklaron dhe miraton zyrtarisht pezullimin e veprimtarisë tregtare sipas specifikimeve të bëra në ligj. Ndryshe, tatimpagues aktiv është ai person, organizatë apo institucion, që bën deklarime dhe raportime të dokumenteve tatimore apo paguan mbi baza të rregullta. NË administratat që mbështeten gjerësisht te TAP, i cili mbahet në burim nga pagat dhe ligji i detyron të deklarojnë të ardhurat e tyre, ky tregues mund të jetë i lartë. NË administratat ku është e kundërta, pra TVSH etj. Kanë një dominim në strukturën e të ardhurave tatimore, ky tregues është i ulët.

Numri i tatimpaguesve (NRTP)

Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin total të tatimpaguesve aktivë, në raport me numrin e popullsisë në vend. Ai përfshin persona, organizata, institucione që deklarojnë rregullisht apo paguajnë rregullisht. NË vende ku tatimi direkt është i rëndësishëm në të ardhurat tatimore, ky tregues tenton të jetë i lartë. NË administratat ku TVSH dominon në strukturën e të ardhurave tatimore, ky tregues tenton të jetë i ulët.

  1. Performanca e të ardhurave tatimore

Produktiviteti i te ardhurave nga tatimi mbi te ardhurat personale (PRODTAP)

Ky është një tregues performance. Ky indikator synon te japë tendencën e ecurisë se te ardhurave te këtij tatimi. Llogaritet si raport midis te ardhurave te realizuara nga ky tatim me PBB (TTAP). Për gjithë vendet PRODTAP luhatet midis 0 dhe 1.

Produktiviteti i te ardhurave te tatimit mbi fitimin (PRODTF)

Ky është nje indikator i performances se te ardhurave tatimore. Ai paraqet efektivitetin e tatimit mbi fitimin ne kuadër te produktit mbi te ardhurat, sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjestuar rezultatin e raportit te te ardhurave te tatimit mbi fitimin ndaj PBB-së me shkallen tatimore te tatim fitimit.

Pesha Bruto e përmbushjes së TVSH-së (PBPTVSH)

Ky është një tregues performance i të ardhurave. Ky tregues është i njëjtë me PRODTVSH, por duke dalluar nga ai në lidhje me faktin e mosmarrjes në konsideratë vetëm parimin e konsumatorit final. Ky tregues llogaritet duke pjesëtuar rezultatin e raportit të TVSH-së neto ndaj konsumit privat në ekonomi me shkallën tatimore të TVSH-së. P.sh. Nëse raporti TVSH neto ndaj konsumit privat rezulton 5% dhe shkalla standarte e TVSH-së është 20%, atëherë PBPTVSH është 25%. Kjo do të thotë se PBPTVSH është raporti I TVSH-së së mbledhur me TVSH potencialisht të mbledhshme (shprehur ne %). PBPTVSH është i ngjashëm me treguesin e efektivitetit të mbledhjes së të ardhurave, me dallimin e vetëm që treguesi i efektivitetit të mbledhjes së TVSH-së lidhet me shpenzimet publike, përvecse konsumit privat. Nisur nga fakti se shpenzimet publike janë kryesisht, paga dhe të lidhura me to, PBPTVSH tregon se është një tregues më pranë realitetit të situatës së performancës.

Produktiviteti i TVSH-së (PRODTVSH)

Ky është një tregues performance për të ardhurat. Ai mat se sa peshë ka TVSH në të ardhurat e buxhetit, sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjesëtuar rezultatin e raportit te te ardhurave te TVSH-së Neto ndaj PBB-së me shkallen tatimore standarte te TVSH-së.

  1. Struktura e tatimeve

Niveli minimal i bazës se tatueshme për tatimin mbi te ardhurat personale (MINBTTAP)

Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ai është niveli me i ulet i bazes se tatueshme mbi te cilin aplikohet shmintap, i shumëzuar me te ardhurat për fryme. P.sh. Nëse niveli me i ulet i bazes se tatueshme është 10,000 leke dhe te ardhurat për fryme ne 2011 ishin 410,000 leke, atëherë ky indikator do te jete 0.024.

Nëse kemi një sistem te tatimit te sheshte, pra me një shkalle tatimore te vetme, për te gjitha te ardhurat personale, ky indikator do te jete vlera e shpenzimit personal baze te zbritshem, i shumezuar me te ardhurat per fryme.

Niveli maksimal i bazes se tatueshme per tatimin mbi te ardhurat personale (MAXBTTAP)

Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ai është niveli me i larte i bazës se tatueshme mbi te cilin aplikohet shmaxtap, i shumëzuar me te ardhurat për fryme. P.sh. Nëse niveli me i larte i bazës se tatueshme është bazuar mbi grupet e te ardhurave dhe te ardhurat për fryme ne 2011 ishin 410,000 leke, atëherë ky indikator do te jete ne varësi te pjesëtimit.

Nëse kemi një sistem te tatimit te sheshte, pra me një shkalle tatimore te vetme, për te gjitha te ardhurat personale, ky tregues do te jete i njëjtë si për MINBTTAP, po ashtu edhe për MAXBTTAP.

Shkalla e tatimit mbi fitimin (TF)

Ky është një tregues i strukturës se tatimeve. Ai paraqet shkallen e tatimit qe zbatohet per tatimin mbi fitimin. Ne mjaft vende zbatohet vetëm një shkalle tatimore.

Shkalla maksimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MAXTAP)

Ky është një tregues i strukturës se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te larte te tatimit mbi te ardhurat personale.

Shkalla minimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MINTAP)

Ky është një tregues i strukturës se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te ulet te tatimit mbi te ardhurat personale.

Shkalla e Tatimit mbi vlerën e Shtuar (TVSH)

Ky është një tregues i strukturës tatimore. Shkalla standarte e TVSH-së është ajo që aplikohet mbi shumicën e mallrave dhe shërbimeve në vend. Përveç saj, në shumë vende aplikohet edhe shkalla tatimore e reduktuar për mallra dhe shërbime të caktuara. Në Shqipëri një shkallë të reduktuar egziston nga viti 2011 për medikamentet dhe pajisjet mjekësore. Gjithashtu, në gjithë vendet për mallrat e eksportit ka një shkallë tatimore zero për qind.

Kufiri për te hyre ne skemën e TVSH (PRAGTVSH)

Ky është një tregues i strukturës se tatimeve, konkretisht te TVSH dhe shprehet ne Leke. Ai tregon shumen e qarkullimit vjetor (furnizimet ne shitje/blerje te mallrave dhe shërbimeve) qe personi i tatueshëm duhet te behet objekt i skemës për vetë deklarim te TVSH. Ai paraqet edhe kufirin, te cilin ne rast se kalohet detyron personin e tatueshëm te regjistrohet ne TVSH.

Pesha e kontributeve të sigurimeve (PSR)

Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance të ardhurash tatimore. Ai paraqet pagesat e kryera të përqindjeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që zbatohen mbi të ardhurat bruto të punëmarrësve dhe punëdhënësve, mbi baza personale. Ky tregues përfaqëson kombinimin e pagesave të kontributeve të detyrueshme për tu paguar nga punëmarrësi dhe punëdhënësi, zakonisht të mbajtura në burim nga punëdhënësi (përveç rasteve të vetëpunësimit). Ky tregues shprehet si një përqindje e pagës bruto. Ai nuk përfshin të ardhura të tjera ( nga interesat, shitje e kapitalit, etj.), përveç asaj që lidhen me pagën dhe janë baza e llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tatimi mbi punën (tmp)

Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance të ardhurash tatimore.  Tatimi mbi punën është një përpjekje për të vlerësuar gjithshka që përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar prej punës, i prezantuar si një përqindje e pagës bruto. Ai përfshin kontributet e sigurimeve dhe tatimin mbi të ardhurën personale.

Nëse niveli minimal i bazës së TAP është më i madh se të ardhurat për frymë, atëherë tmp do të llogaritet i njëjtë me peshën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: