Tatimi mbi fitimet kapitale dhe aplikimi i tij
Tatimi i kapitalit dhe tatimi mbi shitjet e aktiveve financiare është i njëjtë me nivelin e tatimit mbi të ardhurat personale, që mbahen në burim sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat. Shkalla e tatimit është 15% mbi të ardhurat bruto për shitjen dhe blerjen e aksioneve të shoqërive tregtare, si dhe 8% për dividentët që janë shpërndarja e fitimit të shoqërive tregtare. Në objektin e tatimit mbi kapitalin janë
(a) të ardhurat nga dividenti,
(b) të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare,
(c) të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë,
(d) të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme,
(e) të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër,
(f) të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë.
Kështu, tatimi i kapitalit është thjeshtë një tjetër formë e tatimit të të ardhurave, por që llogaritet mbi të ardhurat bruto personale dhe mbahet në burimin e të ardhurave nga paguesi i të ardhurave.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.