Shërbime fiskale për Shoqëritë
Në shërbimin fiskal dhe në këshillimin mbi kontabilitetin për shoqëritë, nisur nga parimet e menaxhimit financiar, ALTax Studio ju ofron:
- Shërbime Kontabiliteti dhe monitorim të tij
- Përgatitje e pasqyrave financiare
- Analizë Financiare
- Formatim të kontabilitetit për bizneset e reja
- Përpilim të planit të biznesit
- Konsulencë mbi mbajtjen e llogarive
- Kontrolli i menaxhimit të librit të mbajtjes së llogarive
Mbajtja e kontabilitetit mbahet në regjistra elektronikë. Këshillimi jonë lidhur me kontabilitetin që duhet të mbajë biznesi, nën monitorimin dhe menaxhimin periodik, ku adresojmë ndër të tjera për klientin (a) planifikim të buxhetit, (b) planifikim dhe organizim të llogarimbajtjes, (c) sqarim të situatave detyrime – borxhe, (d) situata të menaxhimit të likuiditetit, (e) planifikim dhe menaxhim të cash flow.
ALTax Studio është në dispozicionin e biznesit për të zgjidhur drejtpërdrejt në zyrat e tij çështjet me menaxhimin e llogarimbajtjes.
Kontrolli i menaxhimit, nëpërmjet analizave, raporteve, deklaratave, riklasifikimeve të mundshme të shpenzimeve, përveç instrumente të tjera janë mbështetja e vërtetë për vendimet e biznesit. Gjithnjë e më shpesh, ndërmarrjet e vogla dhe mesatare, duhet të jenë në gjendje, jo vetëm për të njohur të kaluarën, por edhe për të planifikuar te ardhmen duke kerkuar nga ekspertet fiskale te parashikojnë ngjarjet, me anë të analizes së buxheteve ekonomike dhe financiare.
Hapja, Ndryshimi, Bashkimi dhe Mbyllja e shoqërive
Biznesi që dëshiron të formojë, të ndryshojnë ose të mbyllë një shoqeri, ne ofrojmë gjithe ciklin e shërbimeve dhe një ndihmë të dedikuar nisur nga një praktikë e gjate pune. Partnerët tanë dhe stafi jone do të marrin pjesë drejtpërdrejtë në apjen, ndryshimet, bashkimin ose mbylljen e shoqërisë.
Këshillimi për institucionet financiare
Këshilla fiskale përfshin të gjitha fushat e taksave direkte dhe indirekte. Fushat e veprimit janë:
- Procedurat dhe praktikat fiskale
- Përditësimi mbi te rejat e legjislacionit fiskal
- Marreveshjet ndërkombëtare mbi tatimin e dyfishtë
- Planifikimin fiskal
- Debate fiskale me administraten
- Këshillim të brendshëm mbi parashikimin fiskal
Marrëdhëniet me bankat dhe institucionet e kreditit
ALTax Studio është pranë biznesit, si një ndërmjetës me administratorët e bankës ku keni llogarite, me qëllim që të tejkalojmë pengesat dhe të optimizojmë kohën e analizës dhe plotësimin e kërkesave per zgjidhje.
Keshillim fiskal
ALTax Studio ju keshillon dhe orienton në lidhje me çështje e situata te ndryshme qe kanë lidhje me legjislacionin fiskal. Perditesimi i biznesit me kerkesat qe burojne nga ndryshimet ligjore dhe nenligjore fiskale e prioceduriakle, si edhe përgatitja e buletinit informues dhe sqarues për klientët e studios eshte bashkepunimi fiskal qe tejkalon pengesat dhe problemet. Ne ju ndihmojmë subjektet për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave dhe cështjeve fiskale.
Këshillim dhe mbrotje fiskale
ALTax Studio ju ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal, si atë tatimor, por dhe ate doganor dhe legjislacionin e punes për raste kontrolli apo mosmarrëveshjeje me administratën tatimore, doganore dhe ate te punes dhe kontributeve. Ne ju asistojme ne procesin e ankimit pranë Drejtorise se Apelimit Tatimor. Ju ofrojme këshilla mbi planifikim agresiv tatimor dhe ofrojme zgjidhje efektive ne lidhje me problemet me tatimet, doganat dhe Inspektoriatin e Punes.
Monitorim dhe informim
ALTax Studio ju fton te mbani kontakt të vazhdueshëm. Kontakti konsiston ne ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme profesionale dhe mendimin financiar dhe fiskal në funksion të rritjes efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të ligjit ne pajtueshmeri me të.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.