Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Transferimi i çmimit në industrinë nxjerrëse
Original price was: 18 €.14 €Current price is: 14 €.
Transferimi i fitimit nëpërmjet çmimit, apo shkurt transferimi i çmimit (TC) është çmimi, që shoqëritë e vendosin për mallra, shërbime, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata, që ata tregtojnë me filialet dhe njësitë e ngjashme të kontrolluara nga to në tregjet e huaja.
- Përshkrim
Përshkrim
Sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të zhvilluara, transferimi i duhur i çmimit është ai ku dy palët e lidhura bien dakord për një transaksion të caktuar. Si pasojë, çmimi që rezulton është quajtur çmimi i parimit të “transferimit të çmimit të tregut”, dhe parimi i përdorur për të përcaktuar një çmim të tillë është parimi i “transferimit të çmimit të tregut”. Ky parim është një gur themeli në metodologjitë tatimore të transferimit të çmimeve dhe përdoret nga administratat e tatimeve në shumicën e vendeve në botë. Në një mënyrë më formale, ky parim është i bazuar në nenin 9 të Modelit te Konventës Tatimore, i botuar prej Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Synimi kryesor është që administrata tatimore të detyrojë shoqëritë e lidhura për të shitur mallrat e tyre, shërbimet, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata të njëri-tjetrit me çmimet e tregut për qëllime tatimore.
Ky dokument përbëhet nga tre pjesë. Në pjesën e parë bëhet një sqarim i parimeve të transaksioneve të transferimit të çmimit. Në pjesën e dytë jepet panorama e përgjithshme e aktiviteteve të industrisë nxjerrëse dhe pozicionimi në lidhje me transferimin e çmimit. Në pjesën e tretë jepen metodat e trajtimit tatimor në lidhje me transaksionet e përfshira në transferimin e çmimit. Në fund të dokumentit (Shtojca) janë përfshirë shembuj praktikë për të pasqyruar sa më drejt orientimin që duhet të ndiqet për trajtimin tatimor në kushtet e zbatimit të transferimit të çmimit midis palëve.