PROCEDURAT PËR FILLIMIN E BIZNESIT DHE DETYRIMET TATIMORE NË SHQIPËRI, 2024

Pronarët dhe sipërmarrësit e bizneseve të mëdha dhe të vogla, kur nisin një sipërmarrje të re biznesi duhet të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore për fillimin e një biznesi të vogël.

Bizneset e reja, apo startup-et kanë detyrime të ndryshme ligjore, duke përfshirë rregulloret financiare, detyrimet tatimore dhe ligjet e punësimit, si dhe ato që lidhen me të drejta autori, të drejta industriale, marka, patenta apo edhe pa patur asnjë nevojë për to, pasi gjithshka specifikohet sipas aktivitetit.

Megjithatë, publikimi që u prezantohet në vijim është që ju të siguroheni që biznesi juaj i ri të jetë në përputhje me të gjitha përgjegjësitë e tij ligjore në mënyrë që të mund të fokusoheni në rritjen e biznesit tuaj.

Fillimi i një biznesi të ri është një periudhë emocionuese dhe, nganjëherë edhe nervoze. Ndërsa mund të jeni ekspert në industrinë tuaj, ligjet e biznesit që zbatohen për kompaninë tuaj mund të jenë një territor i ri për ju.

Dhe ka shumë për të ditur, kështu që mund të mos dini se ku të filloni. Ne kemi zbërthyer shtatë lloje të ligjeve të biznesit me të cilat duhet të njiheni kur filloni një biznes.

Por ajo që kemi përfshirë këtu nuk është shteruese. Hulumtimi i mëtejshëm i këtyre temave (dhe konsultimi me profesionistë) mund t’ju ndihmojë të qëndroni në përputhje, t’i trajtoni mirë punonjësit tuaj dhe të mbroni biznesin tuaj.

Ky publikim është vetëm për qëllime edukative. Për këshilla ligjore ose tatimore në lidhje me biznesin tuaj specifik, sigurohuni që të konsultoheni me një profesionist të kualifikuar.

Përshkrim

Përmbledhja PROCEDURAT PËR FILLIMIN E BIZNESIT DHE DETYRIMET TATIMORE NË SHQIPËRI, 2024 është një punim i bazuar në shqyrtimin e procedurave që përshkruajnë hapat për regjistrimin e biznesit nëpërmjet protalit e-albania dhe më tej jepen edhe disa këshilla fillestare lidhur edhe me regjistrime të tjera shoqëruese dhe të nevojshme përpara se të fillojë aktiviteti, përfshirë edhe detyrimet tatimore dhe doganore.

Kjo përmbledhje pasqyron të plotë edhe pjesën e lehtësive tatimore në import dhe për transaksionet dhe veprimet brenda vendit për të gjitha tatimet dhe taksat.

Përmbledhja është një bazë referuese ligjore dhe proceduriale për vitin 2024 dhe trajton disa momente në të cilat duhet të ndalet një sipërmarrës për të përmbushur detyrimet ligjore për të qenë në pajtueshmëri me gjithë bazën ligjore shqiptare. Materialet janë përpunuar nga të dhëna dhe publikime nga organizata dhe kompani konsulence të njohura kombëtarisht si dhe publikimet që mund të shihen edhe direkt te portali e-albania.

Publikimi u bë i mundur me mbështetjen e stafit të ALTAX. Vëmendja e saktë ndaj detajeve kanë qenë një frymëzim dhe e kanë mbajtur punën tonë në rrugën e duhur që nga momenti fillestar dhe deri në momenti kur u përgatit drafti përfundimtar i këtij punimi.

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX në rolin e hartuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.