-9%

Përfitueshmëria ekonomike apo politike nga përkrahja e huaj dhe takimet ndërkombëtare

Original price was: 11 €.Current price is: 10 €.

Analiza politike dhe ekonomike prezantohet në trajtimin e një subjekti të veçantë në diskutimet e ekonomisë politike lidhur me efektin e prekshëm që duhet të prodhojë ose jo një politikë e jashtme aktive.

Në mënyrë të përmbledhur, në pjesën e dytë kjo analizë tregon se si sponsorizimi i jashtëm mund të formësojë një sërë “praktikash autoritare” në nivel të brendshëm, duke përfshirë kufizimin e lirisë ekonomike, mashtrimin zgjedhor dhe patronazhimin e administratës publike dhe ekonomisë shtetërore.

Kjo qasje jona diskuton mekanizmat shkakësorë përmes të cilëve sponsorizimi ndërkombëtar mund të formësojë praktika autoritare, duke përfshirë efektet informative që rezultojnë nga sinjalizimi dhe sinjalet ndërkombëtare, si dhe efektet materiale që vijnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë.

Eksperienca që kemi përjetuar ndër tre dekada na tregon se liderët shqiptarë të njëjtë si liderët e Ballkanit, por edhe një pjese të mirë të Europës Lindore kanë ndikuar për të miratuar politika ekonomike ndërhyrëse dhe proteksioniste, duke përfshirë tolerancën e ekonomive me integritet të dobët dhe të gatshme të shërbejnë për interesat e tyre të ngushta.

Përshkrim

Kjo analizë sugjeron se nisur nga fakti se sistemet politike ballkanike janë hibride, apo  grupim heterogjen politik dhe ekonomik duken sikur janë ndryshe vetëm përpara zgjedhjeve politike duke miratuar politika të ndryshme ekonomike të jashtme nga ato të homologëve të tyre demokratikë, të cilat i kanë penguar apo nuk kanë dashur ti përfshijnë me vullnet të qartë refuzues.

Në një qasje interpretimi kontabël e gjitha kjo duhet matur si përfitim nga “emri i mirë”, i cili në analizën tonë është prezantuar si efekt nga financimet e huaja në projektet e buxhetit

Rezultatet statistikore të lidhura me tendencën e investimeve dhe financimeve të huaja si dhe marrjen e borxhit për të përmbushur ego politike dhe përdorim të çdo përkrahje të huaj për të monopolizuar pushtetin përputhen me një pjesë të realiteti ekonomik shqiptar.

Këto gjetje që ne kemi prezantuar tregojnë se mënyrat në të cilat demokracitë angazhohen me ekonominë globale duke qenë më pak unike sesa besojnë shumë.