-9%

Ndotja e ajrit: Kostot ekonomike të shtuara dhe nxitjet e politikave gjithpërfshirëse

Original price was: 11 €.Current price is: 10 €.

Edhe pse duket se Shqipëria nuk ka ndikim të nivelit të lartë për ndryshimet klimatike si në vendet e zhvilluara dhe të mëdha, gjithsesi duhet thënë se temperaturat e pazakonta stinore dhe luhatjet e motit janë duke ndikuar më keq në shëndetin e njerëzve, por kryesisht edhe mbi bujqësinë.

Cilësia e dobët e ajrit është e lidhur me një sërë kostosh ekonomike, të tilla si ato për shpenzime të shtuara të kujdesit shëndetësor dhe familjeve, rritjes së kostove të biznesit dhe uljes së aktivitetit dhe produktivitetit, dëmtimi i ekosistemit dhe ulja e produktivitetit të turizmit.

Meqenëse ndotja e ajrit nuk respekton kufijtë gjeografikë, atëherë masat dhe nxitjet për cilësinë e ajrit duhet trajtuar në baza rajonale. Për të përcaktuar cilësinë specifike të ajrit duhet që të plotësohen gjithë mangësitë e përmendura në raportet e viteve të fundit lidhur me mbajtjen e një niveli të shëndetshëm të ajrit rajonet e vendit.

Bashkitë duhet të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e vet të burimeve dhe kapaciteteve, të forcojnë integrimin e burimeve turistike dhe të stimulojë vitalitetin e zhvillimit të turizmit. Në të njëjtën kohë, ato dhe gjithë instituconet e angazhuara duhet të promovojmë optimizimin dhe përmirësimin e vetë industrisë së turizmit, të realizojmë më tej përdorimin efikas të burimeve turistike, ruajtjen e energjisë dhe reduktimin e emetimeve, si dhe të realizojmë integrimin aktiv të zhvillimit të turizmit në mbrojtjen e mjedisit ajror.

Prandaj ne mendojmë se politika gjithpërfshirëse për mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit nga ndotja duhet të azhornohet dhe të ketë/jetë pjesë plotësuese nga strategjia për shëndetësinë, strategjia për mjedisin dhe turizmin, strategjia për bujqësinë, strategjia për energjinë, strategjia për transportin, paketa fiskale për mjedisin, progranet buxhetore afatmesme të buxhetit të shtetit dhe ato bashkiake.

Publikimi u bë i mundur me mbështetjen e stafit të ALTAX. Konsultime të gjera me aktorë të ndryshëm u mbajtën në zhvillimin e opsioneve të këtij publikimi. ALTAX është veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e marrë për këtë iniciativë nga ekspertët e fushave për mjedisin, të cilët jo vetëm i vlejnë audiencës së synuar, por gjithashtu ofrojnë informacion që ka përmbajtje me vlerë.

Përshkrim

Për shumicën e vendeve ka një hendek të madh midis premtimeve të shpallura për përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit dhe politikës aktuale

Plani Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit, bazuar në VKM-në nr. 412 datë 19.06.2019 ”Për miratimin e Planit Kombëtar për Cilësinë e Ajrit”, si një instrument planifikimi për zbatimin e Ligjit Nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit të Mjedisit” synon menaxhimin e politikave për cilësinë e ajrit.

Ky plan ndjek dy objektiva:

– përmirësimin e cilësisë së ajrit në zonat ku janë tejkaluar limitet e vendosura me ligj, si dhe në zonat ku ekziston një risk i lartë i tejkalimit të këtyre limiteve;

– ruajtjen e nivelit të cilësisë së ajrit në pjesën e ngelur të territorit

Lidhur me përmbushjen e objektivave mbi cilësinë e ajrit, si edhe treguesve të tjerë të mbrojtjes mjedisore, nga matjet e kryera konfirmohet një nivel i lartë i ndotjes së ajrit në zonat e kryeqytetit, por edhe qytetet e mëdha dhe rrugët kombëtare me trafik të madh me lëvizje të automjeteve dhe me kantjere ndërtimi dhe prodhime industriale për:

  • dyoksidin e karbonit (CO2),
  • dyoksidin e azotit (NO2),
  • grimcat e pluhurit (PM2.5, PM10)

Në një lexim të efekteve që krijohet nga ndotja e ajrit, theksohet se përveç dëmeve të dukshme ndaj shëndetit ndotja e ajrit ndikon në mjedis duke ndikuar te temperaturat, burimet ujore dhe duke dëmtuar pyjet, jetën e egër bimore dhe shtazore dhe bujqësinë.

Në analizën që kermi përgatitur synojmë që përtej angazhimit politik aktual të shkohet në një nivel zbatueshmërie efektiv, ku të harmonizohern politikat dhe masat nxitëse për të përmbushur objektivin kryesor.