Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
METODOLOGJI mbi vlerësimin e përgjegjshmërisë së premtimeve zgjedhore (e azhornuar)
0 €
Analiza jonë përfshin numërimin e premtimeve specifike në programet e fushatës së partive dhe më pas përcaktimin se sa prej tyre janë zbatuar nga partia që është zgjedhur në detyrë në 5 zgjedhjet e fundit.
Po keshtu, duke u nisur nga pjesa sasiore e vlerësuar në vlerë sipas tipit të premtimit e krahasojmë me peshën që mban në buxhetin e shtetit duke konfirmuar ose jo nëse është e arritshme duke u nisur nga pesha që mban në buxhet secili nga premtimet sektoriale në 15 vitet e fundit.
Me këtë lloj analize, ekziston rreziku që interpretimi subjektiv i asaj që përbën një premtim dhe çfarë veprimi kërkohet për të deklaruar se një premtim është mbajtur mund të dëmtojë besueshmërinë dhe vlefshmërinë e të dhënave. Prandaj është e rëndësishme të sqarojmë se ku i gjejmë premtimet zgjedhore dhe çfarë kualifikohet si premtim.
Burimet dokumentare nga të cilat nxirren premtimet janë programet e partive që dalin gjatë fushatave zgjedhore.
Ka një sërë dokumentesh që përmbajnë premtime partiake: fjalime të liderëve të partisë, pamflete dhe fletëpalosje partiake, reklama në gazeta, fjalime në kuvende partiake, të cilat nuk janë gjithmonë të krahasueshme ose përfaqësuese të lartë të politikës zyrtare të partisë.
Përdorimi i programeve të partisë ka avantazhin e sigurimit të një organi të mirëpërcaktuar dhe koherent të dokumenteve të partisë të sanksionuara zyrtarisht.
Ai gjithashtu ka disavantazhin e injorimit të premtimeve zgjedhore që nuk janë në programin e partisë
Përveç strukturës institucionale në të cilën bëhen premtimet, ne shqyrtojmë nëse karakteristikat e vetë premtimeve ndikojnë në gjasat e tyre për t’u përmbushur.
Duke qenë të gjitha gjërat njësoj, duke pasur parasysh rritjen e qeverive të mëdha në përgjithësi, pritet që premtimet për të ruajtur status-quo-në janë më të lehta për t’u mbajtur sesa premtimet për të ndryshuar politikën.
- Përshkrim
Përshkrim
Programet e partive politike komunikojnë vlerat dhe shqetësimet e një partie politike, si dhe idetë, politikat që ajo mbron dhe kërkesat që partia dëshiron të zbatojë. Programet e partive luajnë një rol kyç në sistemet politike demokratike pasi ato formësojnë vendimet e votuesve gjatë zgjedhjeve, shërbejnë si pika referimi për të vlerësuar performancën e partive politike, përcaktojnë axhendat e politikave dhe propozojnë zgjidhje për të adresuar sfidat shoqërore. Për më tepër, ato strukturojnë ndërveprimet midis forcave politike dhe mund të formësojnë ndjeshëm politikën e qeverisë (Van der Does dhe Statsch, 2016).
Dekadën e fundit, kriza e lidershipit si pjesë shoqëruese e krizës politike të vazhdueshme në ambjentin politik shqiptar ka përforcuar rëndësinë e analizës së premtimeve zgjedhore si nga këndvështrimi sasior, por edhe cilësor. Ndërkohë, vetëm ky këndvështrim nuk e evidenton dot inflacionin e premtimeve zgjedhore në fushatat politike të partive në Shqipëri, i cili është mesatarisht në nivelin deri në 60% i papërmbushur apo i papërfshirë në programet qeverisëse në rastet kur partitë kanë fituar zgjedhjet dhe kanë marrë mandatin për të qeverisur.
Kultura demokratike dhe kultivimi i një lidershipi të bazuar te përgjegjshmëria, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies lidhur me nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore duhet që pas mbi 3 dekadash bashkëegzistence me rendin politik bazuar te parimet liberale të qeverisjes së hapur dhe gjithpërfshirëse të prodhojë dallime të rëndësishme në funksionalizimin e qeverisjes së përgjegjshme bazuar në këto parime.
Përmbushja e zotimeve zgjedhore është në qendër të llogaridhënies demokratike.
Nëse partitë u përgjigjen kërkesave të shoqërisë, duhet të ketë një nivel të konsiderueshëm kongruence midis politikave të tyre në qeverisje dhe premtimeve që gjenden në programet e tyre zgjedhore.