Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Katastrofat Natyrore – Efektet financiare dhe fiskale, Politika dhe eksperienca për përballimin e tyre
Original price was: 8 €.6 €Current price is: 6 €.
Ndërsa një fatkeqësi natyrore mund të formësojë imagjinatën dhe kujtesën e një komuniteti, ndoshta edhe për breza, efekti i tyre në ekonomi është më i kufizuar.
Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret masive etj., sjellin dëme serioze. Nga studime të ndryshme duket se përveç humbjes së jetës së njerëzve pasojat janë po aq të këqija edhe për ekonominë.
- Përshkrim
Përshkrim
Nisur nga përvoja në vende të ndryshme ndikimi negativ në treguesit ekonomikë ndodh më së shumti në terma afat të shkurtër, ndërsa në terma afatgjatë këto efekte janë kalimtare dhe të papërfillshme për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.
Më i dukshëm është ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore, që ne e pamë me pasojat e tërmetit të 21 Shtatorit 2019 dhe 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri. Ky efekt u duk në dëmtimet në infrastrukturë, kapitalin e bizneseve dhe individëve, si dhe cënimin potencial për të ardhmen në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
Në brendësi të publikimit mund të lexoni
Hyrje | Faqe 6 | |
1 | Efektet financiare dhe kostot fiskale nga katastrofa natyrore | Faqe 7 |
2 | Politika monetare dhe fiskale, si përgjigje ndaj katastrofës natyrore | Faqe 9 |
2.1 | Politika monetare | Faqe 10 |
2.2 | Politika fiskale | Faqe 10 |
3 | A mundet të planifikohen politika parandaluese për përballimin me kosto sa më të ulët njerëzore dhe kapitale? | Faqe 12 |
4 | Politikë dhe eksperiencë për përballimin dhe uljen e rriskut të katastrofave natyrore | Faqe 13 |
Mbyllje | Faqe 14 |