Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Financat Vendore: Llogaridhënia dhe Integriteti Financiar
0 €
Ky dokument raportues dhe analizues ka si qëllim të tij, që duke prezantuar gjendjen e përgjithshme të procesit të buxhetimit dhe instrumentave të menaxhimit financiar duhet ti mëshohet fort procesit të llogaridhënies, si mekanizmi monitorues i fortë në funksion të ashtu si evidentuar në 5 nga Bashkitë me peshë të pushtetit vendor.
Pjesë e vlerësimit bazuar në monitorim dhe komentim janë adresimet social-ekonomike të llogaridhënies dhe miratimit të një buxheti sa më pranë nevojave të qytetarëve, si element kyç në raport me përpjekjet për forcimin e zërit qytetar bazuar tek auditi social i shoqërisë civile dhe mekanizmi i buxhetimit me pjesëmarrje.
Nëpërmjet propozimeve që përmbledhin komente për adresim bazuar mbi gjetjet e analizës ndikohet më fort procesi i llogaridhënies dhe monitorimit nëpërmjet ekspertëve të shoqërisë civile.
- Përshkrim
Përshkrim
Dokumenti i Politikave me titull “Financat Vendore: Llogaridhënia dhe Integriteti Financiar” është hartuar nga organizata Qendra ALTAX, në zbatim të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”,përmes krijimit të platformës shumëfunksionale ALTAX në ndërveprim dhe plotësim edhe nga platforma egzistuese Polifakt.
Projekti zbatohet nga organizata ALTAX, me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Tiranë.
Dokumenti i Politikave “Financat Vendore: Llogaridhënia dhe Integriteti Financiar” prezantohet si pjesë e iniciativave të shoqërisë civile, që synojnë të japin kontributin e tyre në drejtim të mirëqeverisjes dhe parandalimit të veprimeve që orientojnë qasje korruptive duke përqasur aspektet e menaxhimit financiar vendor dhe llogaridhënies si proces i pandërprerë në ngjasimin dhe ecjen drejt proceseve ligjore që standartizojnë sjelljen dhe procedurat me angazhimet për integrimin europian të vendit.