Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Barra tatimore në Shqipëri dhe në botë, 2012
8 € Original price was: 8 €.4 €Current price is: 4 €.
Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e ALTAX për vitin 2011.
Një vlerësim i kësaj natyre është hera e parë që publikohet në ambjentin ekonomik-fiskal në Shqipëri.
Objekti i analizës është niveli i barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, si dhe nga njeri rreth në tjetrin duke treguar për aftësinë që duhet të mbartin në rritjen e të ardhurave, me qëllim financimin e shpenzimeve, që vijnë më së shumti nga rezidentët dhe mund të transferohet nëpërmjet lëvizjes së tyre nga njeri vend në tjetrin.
- Përshkrim
Përshkrim
Një analizë e tillë është vlerë e shtuar për transparencë në debatin mbi barrën tatimore të qarkut dhe rrethit, duke u mundësuar politikëbërësve, kërkuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të parë se si shpërndahet barra tatimore në zonat pranë tyre. Kjo mënyrë e renditjes jep mundësinë për të vazhduar më tej barrën me shpenzimet publike të kryera në kuadër të transparencës së financave publike. Në këtë analizë, ku vendoset për bazë krahasimi i zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë, dhe cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.
Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jorezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të procedurave tatimore. Tatimet që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale) dhe taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore. Të dhënat për rajonet dhe bashkitë janë objekt edhe i deduktimeve sipas krahasimit të të dhënave të programeve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.
Rezultatet e këtij studimi analizë janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor.
Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave statistikore në nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes dhe klasifikimeve rajonale
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. - LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në Shqipëri, 2016
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në shqipëri 2012
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €.