Llogaritja e tatimit dhe kontributeve për dy punësimet

Llogaritja e tatimit dhe kontributeve për dy punësimet

Rasti për sqarim

Ne rast se kemi 1 page mujore 85.000 leke nga njeri projekt dhe një page 300 euro nga projekti tjetër.

Sa duhet te marre punonjësi ne dore?

 

Pergjigje

Për të ardhurat nga paga në vlerën prej 85.000 lekë që paguan si pagë bruto punëdhënësi, mbahet tatimi mbi pagën në vlerën 7.150 lekë në muaj (85.000 -30.000) * 13%. Por, ndërkohë llogaritet dhe mbahet për llogari te sigurimeve edhe 9.520 leke/muaj. Paga neto qe mbetet për tu tërhequr nga punëmarrësi është 68.330 leke/muaj.

Ndërkohë, për të ardhurat nga paga në vlerën prej 36.900 (300 Euro) lekë që paguan si pagë bruto punëdhënësi tjetër, do ti llogarite punëmarrësit 897 lekë për tatim mbi të ardhurat nga paga/muaj (36.900-30.000) *13% dhe , kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ne shumen 4132,8 leke/muaj. Paga neto qe do te marre nga kjo marrëdhënie punësimi është 31.870,2 leke/muaj.

Secili punëdhënës mban dhe i derdh ne emër te OJF. Pavarësisht, se sigurimet i ka llogaritur njeri, ne fakt llogariten edhe ne rastin e punësimit tek tjetri

Individi i dy punësuar duhet që, brenda datës 30 prill 2021, të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave në të cilën të ardhurat mujore nga paga, do të llogariten si total i të ardhurave nga paga nga të gjitha burimet e punësimit të individit.

Ne këtë rast, të ardhurat nga paga bruto mujore e individit, janë në total 121.900 lekë (1.462.800 leke/vit).

Tatimi mbi të ardhurat nga paga llogaritet të jetë 11.947 lekë në muaj (121.900 -30.000 )* 13% ose 143.364 lekë në vit (12 muaj x 11.947 lekë).

Ndërkohë tatimi mbi të ardhurat nga paga qe është paguar për një vit është 96.564 lekë (85.800 leke + 10.764 leke). Në momentin e deklarimit vjetor, te të ardhurave individuale lind detyrimi për pagimin e pjesës tjetër të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga, i cili është 46.800 lekë (143.364-96.564) për periudhën tatimore të deklaratës.

Ne këtë rast paga neto mbi baze vjetore pakësohet me 46.800 leke ne total për dy punësimet, apo 3.900 leke ne muaj.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: