Llogariteni ditën e lirisë fiskale për veten tuaj
Dita e Lirisë Fiskale përfaqëson popullin shqiptar në tërësi. Por, cila është Dita juaj e Lirisë Tatimore?
Ja një mënyrë e thjeshtë për ta llogaritur atë për çdo vit.
Nëse ju do të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet kur të paguani taksat tuaja llogaritja është një konkluzion i thjeshtuar veprimesh. Së pari, shtoni detyrimet tuaja totale ndaj zyrës së tatim taksave qendrore (per rastet kur jeni i regjistruar si aktivitet) si dhe taksat dhe tarifat vendore.
Në rastin e individit që nuk është i regjistruar në zyrën e tatimeve, por ka të ardhura nga burime të ndryshme duhen përfshirë në këtë llogaritje gjithë tatimet dhe taksat që paguani për shërbimet që ju kërkohen, si dhe ato që ju mbahen në burim (p.sh. tatimi mbi pagën, tatimi mbi interesat, taksat e bashkisë etj. të ngjashme).
Në kahun tjetër, regjistroni llogaritni të ardhurat bruto që keni marrë gjatë vitit që kaloi. Nga raporti midis gjithë totalit të taksave dhe tarifave të paguara dhe gjithë të ardhurave tuaja bruto rezulton një numër. Ky numër është dita e fundit e vitit që lidhet me barrën tatimore. Pas kësaj date që përkon në kalendar me një ditë të muajve të vitit konsiderohet si Dita juaj e Lirisë Fiskale.
P.sh.
Nëse gjatë vitit të kaluar ju keni të ardhura vetëm nga rroga dhe interesa bankare, atehere kjo eshte pjesa e te ardhurave tuaja, qe ngjason me Prodhimin e Brendshem te nje vendi apo rajoni.
Ndërkohë, që pasi mblodhet dhe regjistruat te ardhurat e perfituara duhet te llogaritni edhe gjithe taksat dhe tarifat, te tilla si: tatami mbi pagen, kontributet shoqerore, tatami I mbajtur nga banka si dhe taksat lokale që paguani për njësinë/bashkinë ku jetoni, taksat doganore kur kryeni import.
Raporti midis shumës së taksave dhe tarifave të paguara ndaj të ardhurave që keni përfituar, ku si vit llogaritje përdoret viti i kaluar do t’ju rezultojë me një numër. Ky numër është sasia e ditëve që jeni të ngarkuar me barrë fiskale për vitin që jeni.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.