Cili është minimumi ligjor i deklarimit të të ardhurave individuale vjetore?

Cili është minimumi ligjor i deklarimit të të ardhurave individuale vjetore?

Të gjithë  individët  që  realizojnë  të  ardhura  bruto  vjetore  nga  të  gjitha  burimet  në shumën  e  përgjithshme  më  pak  se  2 milionë lekë në vit, si dhe individët,  të  cilët  janë  të  punësuar  në  më  shumë  se  një  punëdhënës janë objekt i deklarimit të të ardhurave vjetore individuale. Përveç  tatimpaguesve  si më lart, deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet  edhe  nga  persona  të  tjerë,  që  vendosin  të bëjnë  deklaratën,  megjithëse  nuk  kanë detyrimin  ligjor  për  këtë,  për  arsye  se  duan  të  përfitojnë  nga  skema  e  shpenzimeve  të zbritshme,  e  parashikuar  në  këtë  ligj,  kur  këta individë plotësojnë kushtet e përfitimit të zbritjes së shpenzimeve.

Në vijim të sa më lart, për individët që kanë marëdhënie punësimi në më shumë se një punëdhënës për ta nuk ka një prag të përcaktuar mbi një shumë të ardhurash fikse, por varion sipas rasteve të të ardhurave vjetore nga dypunësimi. Në këtë kategori nuk përfshihet rasti kur individ ka një marëdhënie punësimi dhe një kontratë shërbimi me të njëjtin punëdhënës apo biznese të tjera.

Po ashtu, gjithë sa nuk janë të dypunësuar duhet të kenë të ardhura nga kapitali dhe puna mbi 2 milion lekë në vit që të detyrohen nga ligji të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas të ardhurave të përfituara brenda vitit fiskal.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: