Autofaturimi në blerjet nga fermerët

Autofaturimi në blerjet nga fermerët

Pyetje

Si ta plotesoj autofaturen ne rastin e blerjes se mallrave nga nje shites (fermer) i palicencuar?

Pyetja konsiston nese autofatura do te plotesohet duke e llogaritur TVSH-ne si te zbritshme apo jo?

Kam rastin e fruta perimeve qe blihen nga individe qe shesin mallrat ose fruta perimet qe kultivojne ne kopshtin e shtepise. Biznesi qe blen mallin eshte subjekt i TVSH-se. Ne dy raste te ndryshme kontrolli nga hetimi tatimor na kane orientuar nje here ta plotesojme me TVSH si te zbritshme dhe nje here me TVSH zero.

Ne pritje te këshillës .

Faleminderit paraprakisht!

Përgjigje

Neni 150 i Ligjit 92/2014 përcakton mënyrën e zbatimit të skemës, ku në pikën 1 thuhet se “Blerësi, person i tatueshëm, lëshon një faturë tatimore për shitësin për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit”. Pikat 2 dhe 3 përcaktojnë formën dhe përmbajtjen e faturës dhe deklarimin e saj në periudhën tatimore përkatëse.

Pika 4 e këtij neni përcakton se “Në qoftë se fatura nuk përmban të dhënat e përcaktuara sipas pikës 2, të këtij neni, personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin e paraqitur në të dhe detyrohet të paguajë dënimin në përputhje me ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Sipas kësaj dispozite, nëse fatura tatimore nuk përmban elementët e përcaktuar në pikën 2, e cila të referon në nenin 101 dhe veçanërisht në nenin 147, tatimpaguesi nuk gëzon të drejtën e zbritjes së TVSH-së.

Për çdo blerje nga fermerët sipas skemës së veçantë, regjimi i kompensimit të prodhuesve bujqësore, personi i tatueshëm blerës faturën e blerjes për mallin e blerë nga fermerët e regjistron në kutitë përkatëse të librit të blerjes me përcaktimin “Vlera e tatueshme/nga fermerë vendas” dhe në një kuti të veçantë, regjistrohet vlera që i korrespondon normës së kompensimit, si produkt i vlerës së tatueshme të mallit me përqindjen e kompensimit.

Pyetjet nga Gentian M.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: