Trajtimi fiskal për platforma televizive dixhitale shpërndan dhe bën efektive sinjalin nga kodet në internet

Trajtimi fiskal për platforma televizive dixhitale shpërndan dhe bën efektive sinjalin nga kodet në internet

Situata per sqarim

1-Shitesi/Furnizuesi kryesor  ka seli ne Suedi

2- Agjenti i kryesorit eshte me seli ne Shqiperi (aktivitet kryesor ka transfertat elektronike dhe paypal i licensuar nga BSH dhe vepron me koeficent pjesor kreditimi)

3- Konsumatore do jene vende te BE-s (jo ne Shqiperi se nuk pershtatet platforma)

Pyetja

Duke qene se do kete kontrate midis Suedise dhe Shqiperise ku do percaktohet se Shqiperia vepron si agjent kryesor i te parit a mund te deklarohet vetem fatura ne shitje per komisionin e perfituar pa perfshire faturimin ne blerje dhe shitje per vleren e plote, pavaresisht transaksionit qe levizja e cash-it do kryhet per vleren e plote?

Opinion 1 

Shoqeria ketu te jete ne rolin e agjentit te kryesorit dhe do ti faturoj komision per sherbimin e kryer Suedise 5% me TVSH.

Nderkohe problemi qendron ne skemen e faturimit.

Suedia i ben fature Shqiperise me cmim te plote 100 euro/ cdo kod abonimi

Shqiperia duhet te beje fature per jashte Zvicer/France me cmim te plote.

a- midis Suedi-Shqiperi duhet fature dhe behet me reverse charge

b- midis  Shqiperi-France do behet fature per vleren e plote te mallit, Si shitje e perjashtuar, po te zbatohet kjo skeme faturimi subjekti Shqiptar humbet pasi ka koeficent kreditimi tvsh 30% dhe nuk mbulon as komisionin qe do fitonte

Opinion 2

Interpretimi i transaksionit percakton percakton nese do te jete objekt tatimi personi i tatueshem ne Shqiperi (pika 1 e nenit 11 të ligjit të TVSH-së).

Per te luajtur kete rol, ashtu si sqarohet me lart nevojitet kontrata midis paleve.

Gjithashtu duhet te vendoset ne faturim per konsumatoret emri i kryesorit.

Duke u konsideruar si agjent i kryesorit, ku sherbimi i kryer prej tij eshte vetem transferta elektronike jashte Shqiperise, mendoj se kemi dy momente faturimi:

  1. Autofaturim per blerjen e sherbimit nga jashte vendit;
  2. Eksport sherbimi elektronik per bleres jashte vendit (i perjashtuar sipas Nenit 25.9 te Ligjit te TVSH-se);
  3. Eksport sherbimi komisionerie per kryesorin (i perjashtuar sipas Nenit 25.9 te Ligjit te TVSH-se);

Mbi keto momente furnizimi behet edhe faturimi.

Shembulli

Autofaturimi per blerje eshte 100 euro me TVSH. Ne konkluzion regjistrimi i blerjes dhe shitjes e bejne TVSH zero.

Fature shitje si eksport sherbimi me 100 euro (TVSH nuk ka)

Fature shitjes si eksport sherbimi komisionerie 5 euro (TVSH nuk ka)

Kreditimi i pjesshem= 100+5/100+5 = 1 (TVSH nuk ka efekt per keto tipe transaksionesh).

Nese kjo skeme transaksionesh perzihet bashke me transaklsionet e tjera te shoqerise shqiptare, atehere duhet te behet llogaritja e formules se kreditimit te pjesshem, e cila vijon te jete e paprekur nga keto transaksione me Suedine dhe France/Zvicer.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: