Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Si u karakterizua ekonomia në 2025 dhe çfarë sjell 2026?
3 €
Ky dokument analitik, me titull “Si u karakterizua ekonomia në 2025 dhe çfarë sjell 2026?”, bazohet në analizat e realizuara nga ALTAX gjatë vitit 2025, si dhe në materiale të tjera mbështetëse institucionale, fiskale dhe makroekonomike. Qëllimi i tij është të ofrojë një vlerësim të përmbledhur dhe të strukturuar të zhvillimeve ekonomike dhe fiskale të vitit 2025, si dhe të identifikojë sfidat dhe pritshmëritë kryesore për vitin 2026.
Analiza tregon se viti 2025 u karakterizua nga një stabilitet i menaxhuar, i mbështetur në përdorimin aktiv të politikës fiskale, zgjerimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e rolit të shtetit në ekonomi. Kjo qasje ndihmoi në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë dhe në amortizimin e presioneve sociale, por nuk u shoqërua me reforma strukturore që të rrisnin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë. Rritja ekonomike mbeti e moderuar dhe e përqendruar në sektorë ciklikë, ndërsa varësia nga shërbimet, efektiviteti i kufizuar i investimeve publike dhe presioni mbi të ardhurat reale të familjeve mbetën sfida thelbësore.
Në këtë kontekst, viti 2026 paraqitet si një vit prove për cilësinë e rritjes ekonomike, disiplinën fiskale dhe besueshmërinë e politikave publike. Sfida kryesore nuk lidhet me nivelin e shpenzimeve, por me orientimin e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së produktivitetit dhe përmirësimit real të mirëqenies ekonomike.
- Përshkrim
Përshkrim