A po jetohet më mirë në Shqipëri?

Ky dokument ofron një analizë të thelluar të mirëqenies ekonomike dhe sociale në Shqipëri për dekadën 2015–2025, duke përfshirë treguesit kryesorë të mirëqenies ekonomike, pabarazisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë, arsimit, mirëqenies subjektive dhe mjedisit. Analiza bazohet në të dhëna zyrtare të INSTAT, Bankës Botërore, Eurostat, UNDP, WHO dhe EU-SILC, duke përdorur qasjen “Beyond GDP” për të matur progresin real.

Shqipëria ka shënuar rritje të PBB-së për frymë prej 45–50% në terma realë, ulje të varfërisë nga 27.5% (2015) në 19.2% (2024), kalim historik në kategorinë “Very High Human Development” (HDI 0.810) dhe përmirësime të matshme në shëndet, arsim dhe barazi gjinore. Albania Wellbeing Index (AWI), ndërtuar nga ALTAX tregon avancim nga 52.4 pikë (2015) në 71.2 pikë (2025), ose +35.9% relativ.

Megjithatë, progresi është i pabarabartë, ku IHDI tregon humbjen më të lartë rajonale (13.0%), AROPE mbetet 40.5%, dhe rreth 900,000 qytetarë jetojnë ende në privim material e social të rëndë. Grupet rurale, familjet me të ardhura minimale dhe pensionistët nuk përfitojnë në masën e duhur. Raporti rekomandon indeksim real të të ardhurave sociale, reformë fiskale progresive, zhvillim rajonal të balancuar, rritje investimesh në kapital njerëzor dhe përshpejtim të tranzicionit energjetik.

Fjalë kyçe: mirëqenie ekonomike, AWI, PBB për frymë, varfëri, IHDI, pabarazi, Gini, jetëgjatësi, HALE, politika fiskale, Shqipëri, Ballkani Perëndimor

JEL Codes: D31, D63, I10, I12, I15, I32, O15, O53, R11

Përshkrim

Shqipëria ka arritur progres objektiv gjatë dekadës 2015–2025, por ai mbetet jo-inkluziv dhe i pabarabartë.

Gjetjet kryesore – A po jetohet më mirë në Shqipëri? (2015–2025)

Progres i dukshëm objektiv – Albania Wellbeing Index (AWI) u rrit nga 52.4 në 71.2 (+35.9%).

HDI kaloi në Very High (0.810), lumturia +0.75 pikë dhe varfëria relative në 19.2%.

Rritje jo-gjithpërfshirëse – Humbje nga pabarazia në IHDI 13.0% (më e lartë se fqinjët); 32.8% e popullsisë në privim material/social të rëndë.

Dobësia kryesore mjedisore – PM2.5 2.9 është 3.3 herë mbi WHO. Energjia nga dielli dhe era vetëm 2–6%, një dimension i dobët që penalizon AWI-në.

Potencial i lartë për përmirësim – Analiza e ndjeshmërisë tregon se AWI është i qëndrueshëm (±1.5 pikë), por rritja e peshës së mjedisit kërkon veprim urgjent.

Pesë prioritetet urgjente – Indeksim real i të ardhurave, reformë fiskale progresive, zhvillim rural, buxhet shëndet/arsim ≥5% PBB, tranzicion energjetik ≥30% energji nga dielli dhe era. Këto prioritete, nëse planifikohen dhe zbatohen në kohë mund ta çojnë AWI-në në ≥80 deri 2030.

Përgjigja ndaj pyetjes thelbësore të raportit është, se:

Po, jetohet më mirë, por jo për të gjithë, jo në mënyrë të barabartë dhe ende jo në mënyrë të qëndrueshme.

Mirëqenia e përgjithshme (në agregat) është rritur për shtresën e mesme urbane (turizëm, remitanca), por jo për 30–40% të popullsisë (ruralë, pensionistë, familje me fëmijë të shumtë). Moskryerja e reformave në kohë e mban vendin dhe njerëzit e saj në “kurthin e një mirëqenieje të mesme.

Pesë prioritetet urgjente për 2026–2030 mendojmë se adresojnë gjetjet, të cilat janë:

  1. Indeksimi real automatik i pensioneve/ndihmave (2026–2027), i cili ul varfërinë e të moshuarve 13 pp.
  2. Reforma fiskale progresive + luftë evazioni (tatim pasurie) me efekt rritjen e rishpërndarjes së të ardhurave nga 20% në ≥30%.
  3. Programi i Zhvillimit Rural i Balancuar për të mbyllur hendekun urban-rural në varfëri.
  4. Rritja e buxhetit në shëndetësi + arsim në ≥5% PBB secili me efekt +2 vite jetëgjatësi të shëndetshme dhe aftësi më të mira.
  5. Tranzicion energjetik (solar/erë ≥30%) + plane për PM2.5 duke ulur humbje shëndetësore 80–120 mln USD/vit.