Procedura e rimbursimit të TVSH
Personi i tatueshëm qe ka përmbushur kërkesat ligjore (kreditor mbi 400 mije leke dhe mbi tre muaj rrjesht) për te kërkuar rimbursimin e TVSh-se, ka te drejte te kërkojë rimbursimin e saj duke filluar nga data 14 e muajit vijues qe pason tre muajt e mbartjes se kredisë se TVSH.
Hapat për personat e tatueshëm me rrisk
- Plotësim elektronik kërkesë për rimbursim të TVSH-së, sipas modelit bashkëngjitur udhëzimit te TVSH.
- Kërkesë elektronike me objekt kërkesë për rimbursim të TVSH-së, në të cilën specifikohen të dhënat identifikuese të personit të tatueshëm, emri i administratorit/Ët, adresën/at e saktë të veprimtarisë, degën e bankës dhe numrin e llogarisë bankare të personit të tatueshëm, një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë dhe arsyet e krijimit të TVSH-së kreditore, periudhën përgjatë së cilës është krijuar TVSH-ja kreditore, si edhe nëse kërkesa për rimbursim është për herë të parë apo jo[1].
- Para se të zbatohet një kërkesë për rimbursim të TVSH-së për një person të tatueshëm, punonjësi i ngarkuar ka të drejtë ta detyrojë të provojë se qëllimi i veprimtarisë është realizimi i transaksioneve të tatueshme, që i japin të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Për qëllime te analizës se riskut, punonjësi i ngarkuar kryen verifikimin e situatës financiare të tatimpaguesit dhe evidenton detyrimet tatimore të papaguara nëse ka.
Ai mund ti kërkojë personit te tatueshëm:
– kopjet e faturave te blerjeve me TVSH apo deklaratave te importit.
– kopje te kontratave te lidhura midis personit te tatueshëm dhe klientëve te tij.
- Punonjësi i ngarkuar nga drejtuesi i njësisë se rimbursimit te TVSh-se përgatit praktiken e plote lidhur me kërkesën për rimbursim duke vepruar si vijon:
4.1. Brenda 3 (tri) ditëve punë, nga data e regjistrimit në regjistrin e rimbursimeve, kryen dhe përfundon procesin e verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim në lidhje me:
- Të dhënat identifikuese të personit të tatueshëm (emri tregtar, NIPT-i, ortaku/ortakët, administratori/administratorët, llojin e veprimtarisë, numrin e llogarisë bankare ku kërkohet të bëhet rimbursimi, adresën(-at) e vendndodhjes së veprimtarisë, evidentimin nëse kërkesa për rimbursim është për herë të parë apo kërkesë e përsëritur, si dhe të dhëna të tjera të dosjes së personit të tatueshëm;
- Verifikimin e shumës së paraqitur në formularin kërkesë për rimbursim, nëse ajo është e barabartë me shumën e TVSH-se se zbritshme qe rezulton ne llogarinë tatimore te personit te tatueshëm;
- Plotësimin e kërkesave ligjore mbi kërkesën për rimbursim[2].
- Në përfundim të këtij procesi, personi përgjegjës mban një akt për evidentimin e plotësimit ose jo të kritereve (shih Kuti 1 dhe Kuti 2).
Kuti 1
Bazuar ne informacionin dhe te dhënat qe disponohen për personin e tatueshëm, punonjësi i ngarkuar me këtë rimbursim vlerëson faktorët e riskut duke plotësuar ne te njëjtën kohe formularin e analizës se riskut.
– Nëse numri maksimal i pikëve është me i vogël se X, kërkesa për rimbursim konsiderohet pa risk dhe dosja e rimbursimit i kalon për miratim drejtuesit te njësisë se rimbursimit. Pasi drejtuesi i njësisë ka dhënë miratimin për kërkesën për rimbursim, punonjësi i ngarkuar vijon me procedurën e kompesimit te detyrimeve tatimore, nëse ka te tille dhe ne përfundim saktëson shumen e TVSh-se për t’u rimbursuar.
Drejtuesi i njësisë se rimbursimit kur e gjykon te nevojshme mund te rivlerësojë elementet e riskut për një kërkesë për rimbursim duke ja kaluar dosjen e rimbursimit një punonjësi tjetër te njësisë.
Pas saktësimit të shumës së TVSH-së të mbetur pas kompensimit të detyrimeve të papaguara, nëse ka të tilla, punonjësi i caktuar, përgatit njoftimin zyrtar sipas formatit nr. 3 njoftim për miratimin e rimbursimit të TVSH-së, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Njoftimi i dërgohet me postë rekomande edhe personit të tatueshëm që ka bërë kërkesën për rimbursim të TVSH-së. Ky njoftim përmban, përveç të dhënave identifikuese të personit të tatueshëm, dhe datën e protokollimit të kërkesës për rimbursim, shumën e TVSH-së së kërkuar për rimbursim sipas kërkesës së personit të tatueshëm, shumën e miratuar si të rimbursueshme.
Kuti 2
Kërkesa për rimbursim konsiderohet:
– e papranuar (nëse nga procesi i verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim, nuk janë plotësuar kriteret e përgjithshme sipas pikave 4-5). Ky moment nuk lidhet me kontrollin tatimor.
- A) Kur rezulton se kriteret nuk janë plotësuar, kërkesa konsiderohet e parregullt dhe nuk pranohet. Në këtë rast, punonjësi i caktuar me mbajtjen e regjistrit dhe me administrimin e kërkesave për rimbursim, brenda 2 (dy) ditëve punë nga përfundimi i procesit të verifikimit, nis nëpërmjet shërbimit postar për personin e tatueshëm një njoftim me shkrim sipas formatit nr. 1, sipas udhëzimit njoftimi për mospranim të kërkesës për rimbursim të TVSH-së, ku i bëhet e ditur se kërkesa e tij nuk është pranuar, duke dhënë njëkohësisht edhe shkaqet e mospranimit. Personi i tatueshëm, mund të paraqesë një kërkesë të dytë të re për rimbursim sipas rregullave të mësipërme, vetëm pasi të ketë rregulluar situatën dhe të ketë eliminuar shkaqet për të cilat nuk iu pranua kërkesa e mëparshme.
– Â e pranuar nëse këto kritere janë plotësuar.
- B) Kur rezulton se kriteret janë plotësuar, kërkesa konsiderohet e pranuar. NË këtë rast, punonjësi i njësisë se rimbursimit te TVSh-se brenda 2 (dy) ditëve punë nga përfundimi i procesit të verifikimit, nis njoftimin për degën përkatëse të Thesarit nëpërmjet shërbimit postar (elektronik dhe në formë shkresore). Një kopje e këtij njoftimi i dërgohet edhe personit të tatueshëm. Njoftimi sipas formatit nr. 2 njoftim për pranimin e kërkesës për rimbursim të TVSH-së, sipas udhëzimit, informon degën e Thesarit se kërkesa e personit të tatueshëm për rimbursim të TVSH-së është pranuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe ky njoftim përmban: i) emrin dhe NIPT-in e personit të tatueshëm; ii) cilësimin nëse subjekti është eksportues ose jo; iii) shumën e kërkuar për rimbursim; dhe iv) datën kur është protokolluar kërkesa në drejtorinë Rajonale Tatimore. Ky njoftim nënshkruhet nga drejtori i drejtorisë Rajonale Tatimore.
Struktura përgjegjëse e degës së Thesarit, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e njoftimit të drejtorisë Rajonale Tatimore, e regjistron atë sipas rastit në një regjistër të veçantë të saj, ku regjistron datën e kërkesës për rimbursim të personit të tatueshëm sipas datës së protokollit të kërkesës për rimbursim në drejtorinë Rajonale Tatimore, si dhe të dhënat e tjera sipas kësaj shkrese.
- Struktura përgjegjëse e Thesarit në qendër merr masa për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për pagesën e shumës së rimbursimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim kur personi i tatueshëm është eksportues, ose për rastin e marrëveshjeve sipas nenit 77, pika 2 të ligjit, dhe brenda 60 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim për rastet e tjera të personit të tatueshëm[3].
- Kur kërkesa për rimbursim konsiderohet e pranuar, punonjësi i ngarkuar për te ndjekur praktiken e rimbursimit për këtë kërkese për rimbursim vijon me plotësimin e dosjes se rimbursimit[4].
- Punonjësi i caktuar për ndjekjen e kërkesës per rimbursim te personit te tatueshem, plotëson urdhër-pagesën për rimbursim (UPR) me shumën e TVSH-së, e cila duhet të rimbursohet për personin e tatueshëm dhe të dhëna të tjera sipas formatit nr. 4 të urdhër-pagesës bashkëngjitur udhëzimit të TVSH dhe së bashku me njoftimin zyrtar në përputhje me formatin[5]3, pasi nënshkruhen nga drejtori i drejtorisë Rajonale Tatimore, i dërgohen me postë rekomande degës përkatëse të Thesarit në dy kopje.
- Njëra nga kopjet e UPR-së, pasi kundërfirmoset dhe vuloset nga dega e Thesarit, i kthehet drejtorisë Rajonale Tatimore. Dega përkatëse e Thesarit, regjistron UPR-në në sistemin informatik financiar të qeverisë brenda ditës së paraqitjes nga Drejtoria Rajonale Tatimore, duke debituar llogarinë ekonomike të së ardhurës nga TVSH-ja për shumën e rimbursueshme.
- Struktura përgjegjëse e degës përkatëse të Thesarit pas rakordimit të postës bankare (nxjerrjes së llogarisë së unifikuar të Thesarit) njofton zyrtarisht drejtorinë Rajonale Tatimore, e cila reflekton ndryshimet në dosjen e tatimpaguesit dhe në kontabilitet.
Hapat me rrisk
- Nëse numri maksimal i pikëve është me i madh se X, kërkesa per rimbursim konsiderohet me risk dhe i propozohet për kontroll drejtorisë se kontrollit.
Drejtori i drejtorisë Rajonale Tatimore në përputhje me procedurën e kontrollit, lëshon njoftimin për kontroll tatimor në vend të personit të tatueshëm, ku jepet data e fillimit dhe e përfundimit të kontrollit, inspektori/Ët e ngarkuar për kontroll dhe qëllimi i kontrollit, periudhat tatimore për të cilat do të shtrihet kontrolli etj. Procedura e kontrollit në vend kryhet siç është parashikuar në ligjin nr. 9920, date 19.5.2008 “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Pas përfundimit të kontrollit dhe nxjerrjes së rezultateve përfundimtare, ku saktësohet shuma e TVSH-së për t’u rimbursuar, raporti përfundimtar i kontrollit i përcillet njësisë se posaçme te rimbursimit, e cila procedon me kompensimin e detyrimeve tatimore të papaguara. Pas saktësimit të shumës së TVSH-së të mbetur pas kompensimit të detyrimeve të papaguara, nëse ka të tilla, punonjësi i ngarkuar me kërkesën për rimbursim përgatit njoftimin zyrtar sipas formatit nr. 3 njoftim për miratimin e rimbursimit të TVSH-së, duke vijuar vijon procedurën.
- Ne zbatim te pikës 4, te nenit 77 te ligjit, Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, për shkaqe të arsyeshme, me kërkesë të drejtorit të drejtorisë rajonale tatimore, ka të drejtë të shtyjë afatin e kontrollit dhe miratimit të tepricës kreditore për një tatimpagues deri në 60 ditë.
Kundërshtimi i procedurës rimbursimit
- Në raste të refuzimit ose të mosmiratimit të një kërkese për rimbursim, plotësisht ose pjesërisht, nga Drejtoria Rajonale Tatimore për arsye që kanë të bëjnë me rezultatet e kontrollit ose me shkelje të tjera ligjore, personi i tatueshëm ndaj çdo refuzimi ose mosmiratimi për rimbursim, ka të drejtë të apelojë në përputhje me dispozitat e ligji nr. 9920, datë 19.5.2008 “për procedurat tatimore në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
[1] nëse personi i tatueshëm që kërkon rimbursimin e TVSH-së është eksportues, kjo shprehet në kërkesën e paraqitur.
[2] i) për personat e tatueshëm të përcaktuar eksportues sipas VKM-së për këtë qëllim, verifikohet teprica kreditore e barabartë ose më e madhe se 400.000 lekë;
Ii) për personat e tatueshëm të tjerë joeksportues, verifikohet teprica kreditore e barabartë ose më e madhe se 400.000 lekë dhe për mbi 3 muaj rrjesht;
Iii) sipas pikës 2 të nenit 77 të ligjit, nëse kërkesa për rimbursim është bërë në kuadër të marrëveshjeve financiare të ratifikuara nga Kuvendi ose në kuadër të marrëveshjeve të granteve të miratuara nga këshilli i Ministrave.
[3] Brenda 3 ditëve të para të punës së çdo tremujori, dega e Thesarit rakordon me drejtorinë rajonale tatimore respektive mbi të dhënat e regjistruara nga të dyja institucionet për kërkesat e personave të tatueshëm për rimbursim të TVSH-së.
[4] Dosja e rimbursimit te një personi te tatueshëm përmban te gjithë informacionin e nevojshëm qe lidhet me një kërkese për rimbursim.
[5] sipas pikës 20.1.5 të Udhezimit të TVSH
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.