E drejta e zbritjes së tvsh
E drejta e zbritjes së TVSH-së e përfshirë në çmimin e blerjes së një malli/shërbimi ushtrohet prej blerësit, kur TVSH-ja bëhet e kërkueshme tek furnizuesi.
E drejta e zbritjes prej një personi të tatueshëm ushtrohet për:
- A) TVSH-në e paguar apo për t’u paguar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve që i janë furnizuar ose do t’i furnizohen;
- B) TVSH-ja e paguar në import për mallrat e importuara;
- C) TVSH-në për t’u paguar për furnizimet kundrejt pagesës të bëra për nevoja të veprimtarisë ekonomike në masën që ato i shërbejnë veprimtarisë të tatueshme (vetë furnizimet);
- D) TVSH-në mbi furnizimet e marra që lidhen me një pasuri të paluajtshme të personit të tatueshëm në proporcion me përdorimin e kësaj pasurie për qëllime të veprimtarisë së tij të tatueshme;
- E) TVSH-ja mbi furnizime të tjera të marra, si p.sh. Mallra të luajtshëm, blerje për qëllime administrative, etj., në proporcion me përdorimin e saj për veprimtari të tatueshme.
- F) Gjithashtu, personi i tatueshëm ka të drejtë të zbresë gjithashtu:
- G) TVSH-në për furnizimet e marra në masën që këto furnizime janë përdorur për qëllime të furnizimeve të tatueshme të personit të tatueshëm të kryera jashtë territorit të Shqipërisë, furnizime të cilat nëse do të kryheshin në vend do ti jepnin atij të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Këtu përfshihen transaksionet në fushën e zbatimit të TVSH-së, por që nuk janë të përjashtuara nga TVSH-ja sipas ligjit.
- H) Furnizimet e përcaktuara në ligj si furnizime me shkallë zero të TVSH-së, ose të ngjashme me eksportet.
Personi i tatueshëm e ushtron të drejtën e zbritjes dhe deklarimin e TVSH në deklaratën e periudhës në të cilën furnizimi ose importi është kryer. Kjo është edhe periudha në të cilën ka lindur kërkueshmëria e TVSH-së.
Kufizimi
Kur furnizimet që merr një person i tatueshëm, brenda vendit ose nëpërmjet importimit, nuk përdoren për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, ai nuk ka të drejtë të zbresë TVSH-në e paguar ose për t’u paguar për blerjet e mallrave dhe shërbimeve si dhe TVSH e paguar në import.
Nëse personi i tatueshëm nuk kryen zbritjen e TVSH-së në periudhën tatimore në të cilën i lind e drejta e zbritjes, por më vonë se 12 periudha tatimore përfshirë periudhën në fjalë, atëherë kjo fature regjistrohet si blerje me TVSH jo të zbritshme.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.