Akcizat dhe tarifat doganore
Akcizë është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Produkte që i nënshtrohen akcizës janë (a) produktet energjetike, (b) alkooli dhe pijet alkoolike, (c) duhani e produktet e duhanit (d) produktet e tjera, të përcaktuara nga ligji i akcizës.
Të gjithë subjektet që përpunojnë produkte të akcizueshme detyrimisht pajisen me statusin e Depozituesit të Miratuar (Magazine Fiskale) nga administrata doganore. Çdo subjekt duhet të garantojë detyrimet e Akcizës me lëvizje prodhim depozitim.
Për mallrat e akcizës detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes së mallit për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Momenti i pagesës së detyrimit të akcizës është hedhja për konsum e produktit.
Në bazë të angazhimeve të Shqipërisë në marrëveshje Ndërkombëtare, për mallra të caktuara zbatohen edhe tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.
Për të parë nëse një produkt përfiton tarifa preferenciale apo përfiton nga kuotat tarifore, duhet t’i referohemi:
- Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Komunitetit Europian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë;
- Marrëveshjes me vendet anëtare të CEFTA 2006;
- Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë;
- Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.