Si deklarohen të ardhurat gjithsej të individit?

Si deklarohen të ardhurat gjithsej të individit?

Të gjithë  individët  që  realizojnë  të  ardhura  bruto  vjetore  nga  të  gjitha  burimet  në shumën  e  përgjithshme  më  pak  se  2 milionë lekë në vit, si dhe individët,  të  cilët  janë  të  punësuar  në  më  shumë  se  një  punëdhënës janë objekt i deklarimit të të ardhurave vjetore individuale. Përveç  tatimpaguesve  si më lart, deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet  edhe  nga  persona  të  tjerë,  që  vendosin  të bëjnë  deklaratën,  megjithëse  nuk  kanë detyrimin  ligjor  për  këtë,  për  arsye  se  duan  të  përfitojnë  nga  skema  e  shpenzimeve  të zbritshme,  e  parashikuar  në  këtë  ligj,  kur  këta individë plotësojnë kushtet e përfitimit të zbritjes së shpenzimeve.

Në përmbledhje të gjithë sa më lart, nuk ka një prag të përcaktuar mbi një shumë të ardhurash fikse, por varion sipas rasteve të të ardhurave vjetore nga dypunësimi dhe gjithë sa nuk janë të dypunësuar duhet të kenë të ardhura nga kapitali dhe puna mbi 2 milion lekë në vit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.