Këshilla për gjetjen e klientelës për bizneset e reja në treg

Këshilla për gjetjen e klientelës për bizneset e reja në treg

Kam nisur një biznes të vogël si Internet Kafe. Cilat këshilla vlejnë lidhur me pyetjen se çfarë duhet të bëj për të gjetur një klientelë fikse?

Përgjigje:

Pyetja “ku ti gjej Klientët?” është mjaft nxitëse pasi vetë nevoja e një biznesi është e përditshme për të gjeneruar të ardhura për të mbushur pasiguritë dhe të papriturat e së nesërmes dhe fitimin ndoshta jo dhe aq të lartë sa ishte planifikuar në fillim.

Në radhë te parë, ne do të këshillonim që të hartohet një plan biznesi, sado i thjeshtë të jetë.

Kurrë mos nis një biznes pa një plan të tillë, që të orienton se ku do të arrish me biznesin tënd. Vendosi këtij plani disa afate per t’u përmbushur. Atëherë, më tej mund të thoshim se:

  1. Përhape biznesin tënd fillimisht me të njohurit e tu. Bëj nje listë të tyre dhe shpërndaje idenë me flete‐palosje, email, sms, apo rrjete sociale, si dhe duke ju folur direkt për atë që ke ndërmend te shesësh apo shërbesh  si veçanti e jotja.
  2. Biznesi jot sado i vogël apo mesatar ka nevoje për pak publicitet. Për këtë duhet të keni planifikuar qe ne fillim nje buxhet. Mos e nënvleftesoni, pasi për shumë biznese ky moment anashkalimi perben një nga shkaqet për deshtim.
  3. Ofroji mallrat dhe shërbimet me çmime pak më poshtë se konkurenti më i afërt, apo i ngjashëm. Njerëzit kanë nevojë të shikojnë një çmim, që ata e ndiejnë se janë në gjendje t’a paguajnë jo duke u vendosur në vështirësi. Në momentin, kur biznesi stabilizohet atëherë ju mund te vendosni se çfarë do të bëni me çmimet e produkteve tuaja. A e ndjeni se njerëzit janë të pregatitur të paguajne më shumë? A justifikoheni  para  tyre  me  çmimet  e  reja?  Megjithatë,  kujdes!  Momenti  nuk duhet t’ ju shtyjë  për tu nxituar, ku rrjedha e biznesit mund të marrë kthesa që nuk do t’ju interesonin.
  1. Bëj diçka të veçantë në biznesin tënd. Kur njerëzit nisin p.sh. në fushën e konsulencës, mirë është që atë fillimisht t’a aplikojnë me sa më shumë njerëz dhe mundësisht falas ose me pagesë modeste. Sidomos per mallra apo shërbime që ju mendoni se kushtojnë për ju pak, por për klientin vlejnë, pasi e bëjnë të ndihet i familjarizuar me produktet e biznesit tuaj.
  1. Ofro shërbime apo mallra në ditë të caktuara me çmime okazionale, duke e bërë të veçantë këtë çdo kohë në biznesin tuaj. Mos u trembni! Nuk do të humbisni. Ditet e tjera në vijim njerezit do të shtohen tek ju.

Megjithëse të gjesh klientë duket si nje pjesë e vështirë, nese ju ofroni çmime të ndershme dhe njerëzit informohen per kete dhe kur vijnë te ju e ndiejnë direkt trajtimin tuaj atëherë klientet nuk kanë nga të shkojnë. Ata i keni në dorë!

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: