Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
- This event has passed.
Takimi i fundit i sezonit të parë në Vlorë për veprime bazuar mbi gjetjet e monitorimit social

Në 21 Qershor 2022 ne mbyllim turin e Takimeve të hapura me përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërinë civile për të prezantuar gjetjet e Monitorimit Shumëdimensional të qeverisjes Vendore të Vlorës, ku do të dialogojmë mbi mundësitë dhe kufizimet e konstatuara në 2021 por edhe periudha më përpara dhe muajt e pare të vitit 2022.
Por ne do të jemi me ju nëpërmjet medias dhe takimeve në grupe informale dhe duke u shfaqur mne diskutime dhe artikuj tematike.
Ne do te jemi edhe në verë, por edhe në vjeshtë e dimër pas fjalës “duhet” të gjetjeve dhe rekomandimeve tona duke ju treguar edhe veprimet qe mendojme se do të bëjmë mirë ti kemi së bashku, me forma organizimi që janë të përshtatshme për secalin, por për të gjithë.
Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze ka ftuar grupe interesi nga publiku, politikat sektoriale, antikorrupsioni, shoqëria civile, si dhe punonjës dhe drejtues të Bashkisë Vlorë për ti informuar dhe komentuar gjetjet e MONITORIMIT SHUMEDIMENSIONAL TË PERFORMANCËS NË 2021 duke analizuar mundësitë dhe kufizimet për zhvillimin e territorit.
Pas monitorimit së performancës së qeverisjes vendore ne pyetëm edhe publikun mbi ndjesinë e tyre për investimet dhe shërbimet në bashkinë e tyre.
Ne do t’ju vijmë në takimin e të Martës së 21 Qershorit me analiza mbi fizibilitetin e deritanishëm të planeve të zhvillimit bazuar te Strategjitë e Sektorëve të ndryshëm, por edhe duke diskutuar mbi pyetjet që kanë nevojë për t’u diskutuar lidhur me migrimin e popullsisë, mbi edukimin profesional dhe tregun e punës, mbi prioritetet që duhet të përcillen për publikun, ekonominë, punësimin bazuar te demografia që ka ndryshuar, si dhe për çështjet e ndjeshme lidhur me problematika të mbartura të dialogut dhe harmonisë sociale.
Gjithë këto tema ne do të fillojmë t’i diskutojmë direkt dhe nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale, nëpërmjet #ALTAX.
Ju ftojmë të na ndiqni on line https://m.facebook.com/Fiskalisti/, pasi vendimet e mira merren pas analizave dhe diskutimeve bazuar mbi fakte dhe argumente!
Ju mund të shikoni të plotë raportin në Publikimet e ALTAX, ose ta kërkoni me fjalën Monitorimi, Vlorë apo shumedimensional në www.altax.al .
Ne mund bëhemi më shumë për të dialoguar duke na dëgjuar dhe komentuar direkt gjatë aktivitetit, por edhe më pas gjatë verës.
Ju mirëpresim!
#bashki
#altax
#antikorrupsion
#qeverisjevendore
#auditsocial