Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
- This event has passed.
DITA E HAPUR E PRAKTIKAVE TË MIRA DHE KËNDVËSHTRIMI QYTETAR PËR PROJEKT-BUXHETIN 2023

Qendra ALTAX duke vlerësuar çfarë kemi arritur ne bashkëpunim me stafin e Bashkisë deri tani
JU FTON
ne një aktivitet i cili është titulluar si Dita e Hapur Per Prezantimin e “Praktikave të Mira” për ti bërë shembull edhe për bashkitë e tjera.
Praktikat që do të përcillen janë
– ELBASAN, ULJA E SHPENZIMEVE ADMINISTRATIVE RRIT BUXHETIN SOCIAL TË BASHKISË dhe
– ELBASAN, BASHKIA MË MIQËSORE ME ROMËT
te cilat do të relatohen në një aktivitet prezantues bashkë me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në datën 8 Nëntor 2022.
Krahas këtij zhvillimi ne kemi analizuar edhe procesin e filluar nga ju të dëgjesave publike për projekt – buxhetin 2023 bashkë me programin Buxhetor Afatmesëm 2023 – 2025. Në këtë analizë ALTAX do të prezantojë disa këndvështrime për të ardhurat, shpenzimet dhe ballafaqimin e draft – buxhetit 2023 nën këndvështrimin e kërkesave qytetare duke sqaruar edhe të dhënat që do të paraqiten në një raport të thjeshtuar të treguesve financiarë të projekt buxhetit 2023.