Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Dita e Hapur Per Prezantimin e “Praktikave të Mira” dhe këndvështrimi qytetar i projekt-buxhetit 2023 i Bashkisë Vlorë

10/11/2022 @ 11:00 - 12:30

Qendra ALTAX duke vlerësuar çfarë kemi arritur ne bashkëpunim me Ju deri tani

JU FTON
ne Aktivitetin e titulluar si Dita e Hapur Per Prezantimin e “Praktikave të Mira” për ti bërë shembull edhe për bashkitë e tjera.

Praktikat që do të përcillen janë

– VLORË, ADMINISTRIMI I MIRË I MBLEDHJES SË TË ARDHURAVE VENDORE dhe
– VLORA KTHEN MENAXHIMIN E MBETJEVE NË PRIORITET
te cilat do të relatohen në një aktivitet prezantues bashkë me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në datën 10 Nëntor 2022.

Krahas këtij zhvillimi ne kemi analizuar edhe procesin e filluar nga ju të dëgjesave publike për projekt – buxhetin 2023 bashkë me programin Buxhetor Afatmesëm 2023 – 2025. Në këtë analizë ALTAX do të prezantojë disa këndvështrime për të ardhurat, shpenzimet dhe ballafaqimin e draft – buxhetit 2023 nën këndvështrimin e kërkesave qytetare duke sqaruar edhe të dhënat që do të paraqiten në një raport të thjeshtuar të treguesve financiarë të projekt buxhetit 2023.