Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
- This event has passed.
Takimi për monitorimin social shumëdimensional në Berat

Në datën 9 Qershor 2022 vijojmë Takimet e hapura. Takimi i dytë në Berat.
Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze ka ftuar grupe interesi nga publiku, politikat sektoriale, antikorrupsioni, shoqëria civile, si dhe punonjës dhe drejtues të Bashkisë Berat për ti informuar dhe komentuar gjetjet e MONITORIMIT SHUMEDIMENSIONAL TË PERFORMANCËS NË 2021 duke analizuar mundësitë dhe kufizimet për zhvillimin e territorit.
Pas monitorimit së performancës së qeverisjes vendore ne pyetëm edhe publikun mbi ndjesinë e tyre për investimet dhe shërbimet në bashkinë e tyre.
Ne vijmë në këtë takim me analiza mbi fizibilitetin e deritanishëm të planeve të zhvillimit bazuar te Strategjitë e Sektorëve të ndryshëm, por edhe duke diskutuar mbi pyetjet që kanë nevojë për t’u diskutuar lidhur me migrimin e popullsisë, mbi edukimin profesional dhe tregun e punës, mbi prioritetet që duhet të përcillen për publikun, ekonominë, punësimin bazuar te demografia që ka ndryshuar, si dhe për çështjet e ndjeshme lidhur me problematika të mbartura të dialogut dhe harmonisë sociale.
Gjithë këto tema ne do të fillojmë t’i diskutojmë direkt dhe nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale, nëpërmjet #ALTAX.
Ju ftojmë të na ndiqni on line https://m.facebook.com/Fiskalisti/, pasi vendimet e mira merren pas analizave dhe diskutimeve bazuar mbi fakte dhe argumente!
Por ju shumë mirë edhe mund të na komentoni apo pyesni!
Ju mirëpresim!
#bashki
#berat
#altax
#antikorrupsion
#qeverisjevendore
#auditsocial