Takimi i Hapur në Elbasan për monitorimin social shumëdimensional

Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Takimi i Hapur në Elbasan për monitorimin social shumëdimensional

07/06/2022 @ 11:00 - 13:00

Nga data 7 Qershor 2022 fillojmë Takimet e hapura. Takimi i parë në Elbasan.

Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze ka ftuar grupe interesi nga publiku, politikat sektoriale, antikorrupsioni, shoqëria civile, si dhe punonjës dhe drejtues të Bashkisë Elbasan për ti informuar dhe komentuar gjetjet e MONITORIMIT SHUMEDIMENSIONAL TË PERFORMANCËS NË 2021 duke analizuar mundësitë dhe kufizimet për zhvillimin e territorit.

Pas monitorimit së performancës së qeverisjes vendore ne pyetëm edhe publikun mbi ndjesinë e tyre për investimet dhe shërbimet në bashkinë e tyre.

Ne vijmë në këtë takim me analiza mbi fizibilitetin e deritanishëm të planeve të zhvillimit bazuar te Strategjitë e sektorëve të ndryshëm, por edhe duke diskutuar mbi pyetjet që kanë nevojë për t’u diskutuar lidhur me migrimin e popullsisë, mbi edukimin profesional dhe tregun e punës, mbi prioritetet që duhet të përcillen për publikun, ekonominë, punësimin bazuar te demografia që ka ndryshuar, si dhe për çështjet e ndjeshme lidhur me problematika të mbartura të dialogut dhe harmonisë sociale.

Gjithë këto tema ne do të fillojmë t’i diskutojmë direkt dhe nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale, nëpërmjet #ALTAX.

Ju ftojmë të na ndiqni on line https://m.facebook.com/Fiskalisti/, pasi vendimet e mira merren pas analizave dhe diskutimeve bazuar mbi fakte dhe argumente!

Ju mirëpresim!

#bashki

#altax

#antikorrupsion

#qeverisjevendore

#auditsocial

Details

error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.