Buletini fiskalisti
Lajmet e fundit dhe përditësimet e ligjit, rregullave dhe çështjeve administrative. Përditësimet dhe aktivitetet në komunitetin tuaj dhe në të gjithë vendin dhe rajonin. Merrni të gjitha lajmet e përditësuara të dërguara në kutinë tuaj të postës. Regjistrohuni në buletinin tonë mujor dhe do të jeni zilia e të gjithë konkurentëve tuaj.
Fiskalisti është krijuar për të qenë mesazheri publik mbi rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar Vendimet, Urdhërat, Marrëveshjet Tatimore, legjislacionin dhe vendimet e apelimit tatimor dhe të Gjykatës, si dhe çështje të tjera tatimore të interesit të përgjithshëm. Ai del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i ALTAX Center. Përmbajtja e Fiskalistit përmblidhet një herë në vit, e cila mund të shpërndahen (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.
Është vizioni i ALTAX Center për të publikuar te Fiskalisti gjithë problematikat e rëndësishme të nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal.
Fiskalisti është i strukturuar në katër pjesë:
Pjesa I. Lajme nga Shqipëria. Kjo pjesë përfshin rregulla, sqarime, tema diskutimi, libraria dhe edukimi online, si dhe vendime të bazuara në zbatim të legjislacionit tatimor.
Pjesa II. Lajme nga Kosova. Kjo pjesë trajton lajme që vijnë nga administrata tatimore dhe doganore, si dhe vendime dhe urdhëresa nga legjislacioni kosovar
Pjesa III. Çështje me interes dhe Gjykata Administrative. Kjo pjesë përfshin trajtimet e ndryshme ligjore nga Gjykata, të dhëna tatimore statistikore dhe komente e përshtypje nga punonjës tatimorë dhe të tjerë jashtë administratës
Pjesa IV. Bloget më të lexuar. Kjo pjesë përfshin sqarime proceduriale, interpretime të rasteve të ndryshme, si dhe tematikat më të freskëta nga ambjenti ekonomik dhe fiskal shqiptar dhe rajonal. Në këtë pjesë prezantohen edhe publikimet më të fundit nga ALTAX dhe nga organizata dhe institucione dhe ekspertë.
Fiskalisti i çdo muaji përfshin të përmbledhur titujt e publikuar në www.altax.al , që kanë patur shikueshmëri më të lartë.
Shënim: Përmbajtja e Fiskalistit mund të përdoret, shtypet apo kopjohet lirshëm, vetëm me citim burimi nga Fiskalisti