Votimet e ardhshme: Rritja e votave për partitë e reja (anti establishment)
Qytetarët që nuk kanë ndërmend të votojnë përmendin zhgënjimin që ekonomia, ambjenti dhe mirëqenia e tyre ka ndryshuar shumë pak në krahasim me votimet e mëparshme. Ata janë të bezdisur deri në mërzitje me drejtuesit e vendit, të shqetësuar nga mungesa e përfaqësimit dhe sjelljet e politikanëve në raport me pushtetin që mendojnë vetëm për vete dhe familjet e miqtë e bashkëpuntorët e tyre. Në këtë mjedis politik dhe shoqëror kanë filluar të dalin në tregun politik nismat sociale për ndryshim edhe organizatat e reja politike anti-establishment, të ngjashme me modelin e startup në botën e biznesit të sotëm.
Organizatat anti-establishment duke marrë si përfaqësues të tyre personazhe të njohura të kulturës, sportit, biznesit, jetës akademike etj. me synimin për tu bërë të njohur te qytetarët apo votuesit potencialë të së ardhmes janë duke tentuar të hyjnë edhe në vendet e BP[1]-së të kthehen në një forcë e madhe politike, ashtu si po ndodh në politikën evropiane, veçanërisht në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Ky model i ri në tregun politik shihet se mund të jetë epoka e forcave të reja politike në vend të partive politike të modelit të vjetër.
Këto parti janë domosdoshmëria e votuesve masivë, sidomos të të rinjve të organizuar nga një grup i përbashkët kërkesash me zgjedhësit e tyre dhe duke synuar të zënë hapësirën që po lënë bosh partitë e vjetra për një demokraci më gjithpërfshirëse dhe të drejtpërdrejtë.
Aktualisht dimensionet e këtij modeli të ri politik po bëhen edhe më të mëdha në tregun politik. Ata kanë rritur pjesëmarrjen e tyre të votës në vendet evropiane deri në 12% për dhjetë vitet e fundit. Votuesit janë bërë cinikë kur është fjala për modelin e vërtetë të kandidatëve zgjedhorë dhe fushatat partiake. Ata janë të vetëdijshëm për premtimet e zbrazëta, fjalët e tepërta dhe të përsëritura çdo proces zgjedhor dhe të lodhur nga përsëritja e të njëjtave gabime nga të zgjedhurit e rinj por që përfaqësojnë forca politike të vjetra.
Rritja e forcave të reja politike vjen si rrjedhojë e tërheqjes së votuesve të partive të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë. Një nga arsyet kryesore për të cilat votuesi është zhvendosur në këtë dimension të ri të tregut politik është e lidhur edhe me fundin e natyrshëm të misionit të brezit të politikanëve që i përkasin epokës para dhe pas luftës së ftohtë.
Rritja që rezulton në vendet që po qeverisen në koalicione bashkë me partitë anti-establishment u ka mundësuar këtyre partive në një numër vendesh evropiane të hyjnë në marëdhënie direkte me qytetarët dhe të ndihmojnë qeverinë për të zgjidhur problemet e mbetura pezull apo të shtyra për shumë vite.
Partitë e reja mund të shërbejnë si një katalizator i jetës social – politike, por edhe ekonomike për të debatuar mbi çështjet që partitë e vjetra mund t’i shmangen, por që në fakt ato janë arena kryesore e debatit për votuesit masivë. Meqenëse partitë anti-establishment veprojnë më shumë se sa mendojnë, ato janë pika e re referuese e besueshme për votuesit. Dëshmitë e fundit në të gjithë Evropën sugjerojnë se profili i njerëzve që ka më shumë gjasa të votojë për politikanët e rinj, pa ndonjë përvojë të mëparshme në politikë janë masivisht meshkujt me pak arsimim, besimtarët e të gjitha besimeve, moshat e reja dhe grupet sociale përfshirë edhe emigrantët që janë jo të integruar në shoqëri.
Votuesit e disa prej partive të vogla apo antiestablishment kanë këto karakteristika edhe në disa nga vendet e Ballkani Perëndimor, si në Serbi, Malin e Zi apo Kosovë. Në Shqipëri edhe pse këto forca politike janë krijuar duket se ende nuk kanë mundur dot të gjejnë të përbashkëtat me votuesit dhe të fitojnë besimin e tyre.
Arsyet janë të nevojshme të gjenden brenda politikës shqiptare, por më së shumti ata shihen si një vazhdimësi apo të lidhur me politikën e vjetër të partive të mëdha në Shqipëri, të cilat konsiderohen njësoj përgjegjëse për situatën mbi 30 vjeçare në vend numëro të tregut politik. Votuesit në vendet e BP-së duket se kanë ende nevojë për kohë që të kenë shanse për të qenë si partitë simotra antiestablishment në Evropën Perëndimore.
Besimi në institucione në vendet e BP-së është i ulët, si në përgjithësi për politikanët. Besimi ka vijuar të jetë në rënie të lirë për afro një dekadë. Zhgënjimi është i përhapur, por disa votues i besojnë qeverisë më pak se të tjerët. Meshkujt, njerëzit e moshës së mesme, njerëzit e arsimuar dhe njerëzit e varfër kanë më pak gjasa të mendojnë se njerëzit në qeveri mund të besohen që mund të bëjnë gjënë e duhur.
Por, këto grupe gjithashtu kanë më shumë gjasa të besojnë se sistemi i qeverisë “ka nevojë për ndryshime të mëdha” ose “duhet të zëvendësohet”. Këto grupe janë ndjekësit më të besueshëm ose votuesit e partive anti-establishment. Votuesit e rinj, sidomos kanë më pak besim në ekspertizën që serviret nga partitë e vjetra.
Politikanët janë bërë pjesë e një cikli që premtojnë më shumë se bëjnë, përfitojnë më shumë se kontribuojnë dhe nxisin elementët e korrupsionit më shumë se gjithë anëtarët e tjerë të shoqërisë. Partitë kryesore politike janë më pak përfaqësuese të popullit. Interesat e tyre luajnë një rol më të rëndësishëm në debatin publik se sa interesat e zgjedhësve dhe ata shpenzojnë më shumë para duke bërë një rol që në fakt është tashmë një teatër politik që nuk pëlqehet nga votuesit në masë.
Nga ana tjetër, anësia mediave ka shënuar edhe më tej keqpërdorim të të drejtave që gëzojnë në bazë të statusit publik në funksion të qytetarëve. Denoncimet në media bëhen për të gjuajtur me porosi të secilës parti politike ata kundërshtarë apo individë që konsiderohen se rrezikojnë punët e pista apo pozitat që mbajnë politikanët dhe personat e lidhur me ta.
Shembujt e rritjes së mbështetjes për partitë të vogla anti establishment janë në faza fillestare dhe shumë shpejt do të përhapen si një model i ri politik në të gjithë vendet e BB6. Ajo që motivon zvogëlimin e votuesve nga partitë kryesore dhe shkon në mbështetjen në rritje të një partie të vogël duket se pasqyron, përveç tërheqjes nga energjia e re dhe një agjendë më përfaqësuese dhe që i zgjidh më shpejt problemet e tyre është edhe një moment historik, që përkon më së miri me pakënaqësinë në rritje me partitë kryesore.
Partitë e vogla mbajnë një shumëllojshmëri të pozicioneve të politikave, në fakt në çdo ndryshim të qeverisë ato zakonisht janë apo mund të jenë pjesë e qeverisjes në nivele të ndryshme. Por, ato duke u përfaqësuar me pozicione që kanë pak barrë politike ndaj votuesve, por zgjidhin më shpejt probleme të stërzgjatura në vite i bën ato në përfitueset më të mëdha politike të tranzicionit aktual politik. Në këtë mënyrë ato nuk preken nga ndryshime e mëdha politike apo reformat.
Megjithatë, votuesit e tyre nuk kanë pikëpamje të ndryshme nga votuesit kryesorë të partive në shumicën e fushave të politikave. Sidoqoftë, votuesit e partive të vogla kanë nivele më të ulëta të besimit në qeveri dhe kanë më shumë gjasa të zhgënjehen me partitë kryesore. Ky fakt shpjegon ngritjen e mbështetjes për partitë e vogla, e cila është një votë proteste që gjen një strehë’ me një kandidat që votuesit e njohin, ose një parti pa histori që është “askushi, por që ka vlerë të madhe”.
Ajo që duhet të mbahet në mendje nga votuesit e BP-së është përshtatja e përvojës së gatshme nga vendet e Evropës Perëndimore, të cilat paraqesin një situatë të tregut politik nga jeta kandidatëve të rinj se në çdo zgjedhje parlamentare ka përkuar me një rritje neto të votimit për partitë e vogla.
Në terma neto[2], partitë me liderë të spikatur publikisht kryesisht fitojnë votat e shumicës, në vend që “të hanë” votat nga partitë e vogla dhe të reja. Përvoja e 5-10 viteve të fundit mund të shërbejë për përvoja të reja në vendet e BP-së (Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Shqipëri). Në fakt, politikat e partive të vogla ndryshojnë shumë në Evropën Perëndimore. Ato kanë një përzierje të agjendave, shpesh të bazuara në pragmatizëm politik ose oportunizëm, sesa në një ideologji koherente, sepse nuk kanë nevojë të bëjnë “shkëmbimet” e vështira dhe jopopullore të lidhura me qeverisjen. Partitë e reja zakonisht premtojnë të tronditin strukturat ekzistuese të pushtetit dhe të nxisin interesin e vetë votuesve dhe mbështetësve të tyre në vend të votuesve masivë.
Përsa i përket çështjeve ekonomike dhe çështjeve të rishpërndarjes së vlerës së shtuar në ekonomi, agjendat variojnë nga liberalët (taksa më të ulëta dhe shpenzimet e mirëqenies sociale) te socialistët (forcimi i sundimit të ligjit, rinacionalizimi i infrastrukturës dhe rritja e mirëqenies për shtresat sociale). Votuesit e partive të reja nuk kanë më shumë gjasa të përqafojnë dhe promovojnë politika lehtësuese për zgjidhjen e problemit madhor të pabarazisë ose për të mbrojtur të varfërit në krahasim me votuesit për partitë e mëdha. Dhe në fakt praktika tregon se shumë nga partitë e vogla nuk përqendrojnë propagandën e tyre në këto tema. Por votuesit e partive të reja kanë më shumë gjasa të shqetësohen për sigurinë e vendeve të punës dhe të kenë pikëpamje negative rreth globalizimit dhe tregtisë së lirë.
Rritja e pasigurisë ekonomike shpjegon arsyen kryesore për rritjen e votës populiste nëpër demokracitë perëndimore, por kjo përvojë nuk mund të konsiderohet se është ajo që përshtatet me atë çfarë vlen egzaktësisht për vendet e BP-së. Në këtë kontekst, pabarazia e të ardhurave nuk shpjegon mbështetjen që synojnë të kenë partitë e reja. Pabarazia e të ardhurave është rritur më shumë në dekadën e fundit. Papunësia, padrejtësia dhe informaliteti janë të vetmet ndryshore ekonomike që lidhen mjaft mirë me votimin e partive të reja gjatë dekadës së fundit. Të dhënat për të tre treguesit po prezantojnë një normë rritjeje ose prirje të paqëndrueshme të tyre për të ardhmen e afërt. Në këtë kontekst, të dhënat e nivelit të punësimit, sidomos për fuqinë punëtore të moshë të re nuk janë të mira dhe tregojnë se më së shumti përdorimi i fuqisë punëtore të aftë për punë në tregun e punës përdoret nën kapacitetin e vet.
Niveli ende i lartë i papunësisë dhe pasiguria në punë mund të çojnë në një zhvendosje të votave ndaj partive të reja nëse punëtorët vijojnë të fajësojnë politikat e partive kryesore. Ekzistojnë disa fakte nga ekonomia evropiane për një lidhje midis papunësisë në punë nga konkurrenca e tregtisë dhe ekonomisë e votimit populist. Kur votuesit e shohin se partitë e mëdha nuk kanë arritur të aktivizojnë agjentët ekonomikë të mundësojnë krijimin e sa më shumë vendeve të punës, atëherë votuesit e partive të reja kanë më shumë gjasa të hedhin poshtë politikat që ata besojnë se po kontribuojnë në pasigurinë dhe pabarazinë në punë, të cilat identifikohen se janë pasojë e politikave të gabuara të zbatuara nga partitë kryesore .
Nga pikëpamja gjeografike, aktiviteti ekonomik dhe të ardhurat janë rritur më shpejt në shumicën e qyteteve të mëdha krahasuar me rajonet gjatë dekadës së fundit në të gjitha vendet e BP-së. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ekonomitë rajonale të Tiranës, Durrësit dhe Prishtinës janë rritur ndjeshëm më shpejt se zonat rajonale në ato shtete. Disa zona po rriten më shpejt se trendi i rritjes së përgjithshme të ekonomisë për shkak të dendësisë së popullsisë, por edhe nga përqendrimi i bizneseve kryesore dhe aktiviteteve qeveritare. Por shumica e ndryshimeve rezultojnë nga norma të ndryshme të rritjes së popullsisë.
Në përmbledhje, duket se politikat dhe protestat luajnë një rol në rritjen e votimit të partive të reja. Kur rritet numri i partive të reja, votuesit që kërkojnë një alternativë që mundet të bëjë ndryshimin në raport me lodhjen ndaj partive të mëdha ka më shumë gjasa, që ata të gjejnë një parti antiestablishment që mund të përqendrohet në një çështje që rezonon me ta. Shumica e treguesve ekonomikë nuk lidhen ngushtë me votimin e partive të reja apo ndryshimin në rritje të votave midis qyteteve dhe rajoneve.
Ndryshimet strukturore afatgjata që kanë zvogëluar mundësitë e punësimit në sektorë dhe rajone të caktuara, bien ndesh me shqetësimin rreth faktit se si përdoren ekonomia dhe qeverisja e burimeve natyrore dhe publike, pa rritur normën e korrupsionit dhe me politikanë më korrekt me ligjin dhe që ruajnë integritetin të pacenuar.
[1] Ballkani Perëndimor
[2] Grattan Institute – A crisis of trust: The rise of protest politics in Australia
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.