Vlora: Forcimi i rolit të shoqërisë civile dhe përfshirja në fondet e huaja si faktor ndihmës

Vlora: Forcimi i rolit të shoqërisë civile dhe përfshirja në fondet e huaja si faktor ndihmës

Roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri. Sipas analizës së kryer nga një grup studiuesësh[1] mbrojtja e mjedisit është një nga detyrat e mëdha të gjithë bashkëjetuesve brenda territorit të Bashkisë, por edhe institucioneve qendrore të cilat duhet të koordinohen për zbatimin e ligjit sipas fushës së tyre të veprimit ndaj krimeve mjedisore, të cilat “në vitin 2018 zënë 0.78% të krimeve gjithsej në nivel vendi”.

Zonal e mbrojtura natyrore

Ne territorin e Vlorës ndodhen dy zona te rëndësishme kombëtare te mbrojtura: Pejzazhi i mbrojtur i sistemit ligatinor i Nartës dhe Parku Kombëtar i Karaburun-Llogarase (Llogara-Rreza e malit­ Dukat- Orikum- Tragjas- Karaburun-Radhime) . Per çdo zone ekziston një plan Menaxhimi.

Zonat e mbrojtura natyrore sipas Ligjit 8006/2002 dhe zonat e mbrojtura te propozuara, duhet te përjashtohen nga zhvillimet/ndërtimet e banesave dhe turizmit, sipas  rregullores  se  këtij  Ligji; Kufizime te ngjashme aplikohen per burimet ujore, qe mbrohen nga  Ligji  8003/2006.  Ne  veçanti laguna e Nartës, e caktuar si pejzazh i mbrojtur sipas klasifikimit te L.8ç06/2002,  është  e  rregulluar edhe me VKM Nr.680 22.10.2004 e cila jep kufizimet mjedisore per zonimin.

Pjesa tokësore e zonave te mbrojtura rregullohet me VKM Nr. 680 e 22.10.2004 “Per  shpalljen  e sistemit ligatinor Vjose-Narte “Pejzazh Ujor/Tokesor  i Mbrojtur”. Sistemi  ligatinor realizon  një ndarje te zones mjedisore ne 4 kategori te mbrojtura: (A, B, C, D) me nënndarjet (A I, A2, BI, B2). Ne secilën kategori, veprimtaritë e lejuara dhe ato qe nuk plotësojnë kriteret jane te përcaktuara ne skemën e menaxhimit te paraqitur ne VKM. Duke folur ne përgjithësi  kategoritë A  përfaqësojnë  zonën qendrore te ruajtjes se biodiversitetit, ku lejohen kryesisht vetëm aktivitete te vogla çlodhjeje, kategoritë B i referohen tokave bujqësore tradicionale, kategoritë C përfshijnë  llojet  e  vendbanimeve,  por përjashtojnë zhvillimin e veprimtarive me ndikim te madh mjedisor dhe D përfaqësojnë zonat  e zhvillimit te turizmit.

Si zona kryesore jane përcaktuar territoret bregdetare te Adriatikut nga Narta deri ne Vjose, mali i Llogarasë dhe një pjese te Karaburunit dhe Pasha Limanit. Zona te gjera  me vendbanime  përkatësisht  ne kodrat e Panamasë, fshatrat e Novoselës dhe  luginës se Orikumit  jane përcaktuar si  zona e zhvillimit te qëndrueshëm, ku vendbanimet ekzistuese mund te zgjerohen. Ne total përcaktohen katër zona te zhvillimit turistik, fshati Zvernec, Rradhime, bregdeti i gadishullit te Karaburunit përballë Vlorës dhe Dukati i Ri. Mes Llogorasë dhe Karaburunit është rezervuar një zone te vogël, ku turizmi është i lejuar. Ish-zone ushtarake e Karaburunit ne fund te gjirit eshte percaktuar  si zone  urbane,  per  urbanizimin . Pjesa detare e zonave te mbrojtura rregullohet me Vendim  nr.  289,  date 28.04.2010  “Per  shpalljen “Park Kombëtar” te ekosistemit natyror detar prane gadishullit te Karaburunit dhe ishullit te Sazanit”. Plani i Menaxhimit i aprovuar se fundmi përmban një propozim te zonimit  per  pjesën  detare  dhe ishullin e Sazanit ku dallohen katër kategori te mbrojtjes: zona qendrore (e mbrojtjes absolute); zona e menaxhimit efektiv; zona çlodhjeje; dhe zona e zhvillimit te qëndrueshëm (kategoria N2,N3)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është përgjegjëse kryesore në përçimin ligjit specifik “Për pyjet” [2], si dhe dokumentet strategjike që përfshijnë tërësinë e normave rregullatore për mbrojtjen e mjedisit. Përtej fondit modest për investime, që nuk është më shumë se 0.3% e investimeve të gjithë bashkisë për mbrojtjen e pyjeve është për tu vlerësuar një nismë që po përhapet në Bashkinë Vlorë, ajo e mbjelljes së pemëve të reja me angazhim edhe të komunitetit. Ndërkohë duke parë se kujdesi për mbrojtjen e masiveve të bimësisë dhe pyjeve në vitin 2021 ka midis të tjerash edhe një fond investimi sa 0.5% e fondit gjithsej të investimeve të Bashkisë.

Ky fond i vogël dhe jo reflektues ndaj problemeve mjedisore duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për mundësimin e alokimeve të fondeve nga donatorë dhe investitorë të huaj, që mund të krijojnë edhe forma bashkëpunimi me Bashkinë sipas kopetencave për autonominë vendore.

 Vini re! Nisur nga politikat për angazhimin e shoqërisë civile në projekte që financohen nga fondet e BE-së, ky raport në sinkron dhe në mbështetje edhe me gjetje nga partnerë të OSHC-ve shqiptare[3] ngre shqetësimin për të kushtëzuar financimin nëpërmjet përfshirjes së OSHC së specializuar për këtë qëllim dhe me përvojë në administrimin e çështjeve mjedisore dhe të menaxhimit të mjedisit[4]. Por jo vetëm për këtë tematikë, por edhe për shumë shqetësime të tjera sektoriale apo sociale.

Ekspertiza dhe analiza e shoqërisë civile në funksion të mbrojtjes së ambjentit duke asistuar monitorim dhe zbatim të paketave ligjore dhe nënligjore duhet të jetë në fokusin e programeve dhe politikave qendrore dhe vendore. Ndër shqetësimet e mëdha qytetare është si cilësia e ujit, përtej problemit të furnizimit, por edhe cilësia e ujit dhe rritja e investimeve dhe zbatimit të ligjit në favor të uljes së ndotjes së ambjentit.

Vëmendje!
Një përvojë e mirë në këtë drejtim është te ndryshimi ligjor[5] për moslejimin e ndotjeve plastike e qeseve plastike, si një angazhim kombëtar por me ndikim edhe prej OSHC-ve të specializuara për mjedisin për aksionin për pastrimin e vendit nga mbetjet plastike, që është një nga praktikat e mira të ndërthurjes së objektivave qendrore me ato vendore, që duhen përgëzuar edhe në drejtim të Bashkisë Vlorë[6].

[1] http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16027.pdf

[2] https://www.parlament.al/Files/Akte/20200507105723ligj%20nr.%2057,%20dt.%2030.4.2020.pdf

[3] http://em-al.org/wp-content/uploads/2021/10/Inclusion-of-Civil-Society-Organizations-on-the-EU-Integration-process-of-the-country.pdf

[4] https://ec.europa.eu/international-partnerships/system/files/mip-2021-c2021-9158-civil-society-organisations-annex_en.pdf

[5] https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20220330204535ligj%20nr.%2028,%20dt.%2017.3.2022.pdf

[6] https://www.facebook.com/Bashkia-Vlor%C3%AB-346276352540

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: