TVSH për shërbimet dhe pagesat nga internet
Shoqëri jorezidente, sipas legjislacionit tatimor shqiptar. Vendi i rezidencës se shoqërisë qe jep shërbime është ne Qipro.
Aktiviteti i shoqërisë kryhet ne sektorin e shërbimeve online për kazino elektronike dhe llotari online.
Individë rezidente dhe jorezidente blejnë shërbime apo mallra nëpërmjet internetit. Pagesa e tyre behet me karte krediti (ose debiti) te lëshuar nga Banke tregtare (rezidente ne Shqipëri) apo Banke e huaj (jorezidente ne Shqipëri).
Dhënësi i shërbimit nuk mban tatim ne burim dhe nuk lëshon auto faturë.
Shoqëria jorezidente (rezidente ne Qipro) propozon qe te vendose një marrëveshje me Paypal Shqipëri për te mundësuar transferimin e fondeve për te gjithë individët, qe te kenë një llogari ne Paypal ne Shqipëri.
Paypal Albania do përfitojë një komision 2.5% te transaksionit. Shoqëria është e licencuar nga BSH për transferta dhe lëvizje te fondeve është mujore. Për qellim te evidentimit te transaksionit lëshon fature shitje pa TVSH për shoqërinë jorezidente (shoqëri ne Qipro), si shitje përjashtuar.
Opinioni i Altax
Transaksionet midis një jorezidenti (person i pa tatueshëm për TVSH) dhe individëve rezidente dhe jorezidente (persona te pa tatueshëm për TVSH) nuk janë objekt për zbatimin e TVSH-së. Ato nuk plotësojnë kriterin që të ndodhin brenda territorit të RSH, nga persona të tatueshëm.
NË mbështetje të këtij parimi, në rastin konkret te kryerjes se pagesave (njësoj si Western Union) kemi të bëjmë me eksport shërbimi ku furnizimi është i përjashtuar nga zbatimi i TVSH-se. Auto fatura është dokumenti për te regjistruar transaksionin si edhe për llogaritjen dhe mbajtjen e tatimit ne burim.
Jepni Opinionet tuaja!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.