TVSH-ja, shkallëzimet dhe zgjerimi i bazës së saj

TVSH-ja, shkallëzimet dhe zgjerimi i bazës së saj

Zakonisht, të ardhurat nga TVSH-ja varen nga baza e tatueshme dhe shkalla e taksimit. Baza e tatueshme, përcaktohet nga modeli i TVSH-së së aplikuar dhe nga mënyra si llogaritet. Por, këto kritere janë përcaktuar në ligj. Ligji gjithashtu ka vendosur dhe shkallën tatimore standarte, e cila në Shqipëri është 20%, mbi shumicën e mallrave dhe shërbimeve.

sStudime te shumta në vendet përreth e me gjerë kanë prezantuar se aplikimi i vetëm një shkallë tatimore, me sa më pak përjashtime tatimore dhe me një bazë sa më të gjerë tatimpaguesish është më i efikas sesa aplikimi i disa shkallëve tatimore dhe me më shume përjashtime.

Aplikimi i disa shkallëve tatimore, e shprehur ndryshe si diferencë midis shkallës më të larte me shkallën më të ulët, mund të ketë një efekt regresiv në realizimin e te ardhurave nëpërmjet zvogëlimit të bazës së tatueshme. Rastet e përjashtimeve kanë gjithashtu një efekt regresiv në madhësinë e bazës së tatueshme. Pasi ai aktivitet që përjashtohet, do të duhet të rikuperohet me një aktivitet apo grup tjetër aktivitetesh për të arritur realizimin e planifikuar të të ardhurave.

Por, kush janë grupet që, përbëjnë bazën e tatueshme të TVSH-se? Teorikisht, në këto grupe përfshihen:

  • Gjithë mallrat dhe shërbimet;
  • Mallra dhe shërbime te caktuara;
  • Vetëm mallrat;
  • Mallra konsumi dhe makineri e pajisje;
  • Mallra konsumi, shërbime të caktuara dhe makineri e pajisje

Dy të tretat e vendeve që aplikojnë sistemin e TVSH-se në botë kanë një baze të gjerë taksimi, qe do te thotë se përfshijnë grupin e pare dhe te dyte të aktiviteteve në bazën e tatueshme. Ndërkohë, ndryshimet e bazës së TVSH nga një vend në tjetrin dallojnë më shumë përsa i përket vendit të konsumit të shërbimeve. Ato vende, të cilat aplikojnë përjashtimin e TVSH nga baza e tatueshme kanë patur një përvojë negative në realizimin e të ardhurave.

Raste nga ligji shqiptar dhe praktika e zbatimit

Ligji shqiptar i TVSH-se është i bazuar mbi konsumin, mbështetur në parimin e destinacionit dhe zbatohet nëpërmjet formës së faturimit të shitjeve me TVSH. Kjo do të thotë, se baza e tatueshme konsiston në shitjen përfundimtare të mallrave dhe shërbimeve te konsumatori.

Më poshtë janë prezantuar disa raste kyçe të vlerësimit të pritshëm të realizimit të të ardhurave nga TVSH-ja dhe raste ku mund të fokusohemi për analizë.

Rasti 1. PBB me çmimet aktuale është pika e nisjes se procedurës së vlerësimit. Vlera e PBB-së, e cila është e përcaktuar si shume e vlerës se shtuar ne te gjithë sektorët e ekonomisë, përfshin gjithë tatimet indirekte minus subvencionet. Por, këtu nuk përfshihet vlera e shtuar nga ekonomia informale, megjithëse sistemi i TVSH-se tenton ne rast funksionimi normal te tij ta tkurri në maksimum sektorin informal.

Rasti 2.  dërgesat e mallrave dhe shërbimeve jashtë kufijve janë të përjashtuara nga TVSH-ja ose me shkallë 0%, me idenë e konsumit të tyre jashtë vendit, ne baze te parimit te destinacionit përfundimtar. Duke qene se mbi eksportet aplikohet një shkalle TVSH-je 0%, kjo do te thotë se tatimi i paguar, ne faza paraardhëse te zinxhirit te prodhimit është zbritur. Ne rastin e eksportuesit, TVSH-ja e paguar në këto faza rimbursohet prej shtetit. Ky veprim shmang pikërisht një nga rreziqet e TVSH-se, atë që quhet tatimi kaskadë, duke mos rritur bazën e tatueshme.

Rasti 3. Nisur nga parimi i destinacionit, TVSH-ja taton konsumin në vendin ku ai kryhet. Kjo do te thotë se vlera e importeve dhe shpenzimeve te tjera qe i bashkëngjiten gjate qarkullimit mallit apo shërbimit për konsum përfundimtar shtohen në vlerën e tatueshme.

Rasti 4. Ne rastin e sistemit tone te TVSH-se, investimet janë përjashtuar. Megjithatë, përjashtimet nuk lejohen ne rastin e përdorimeve personale e familjare, duke u shtuar vlera e tyre ne bazën e tatueshme.

Rasti 5. Disa shërbime si: shërbimet bankare, shërbimet financiare, shitja e banesave, si dhe shërbimet publike, edukimi dhe OJF, janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Nëse dimë apo marrim vlerën e shërbimeve ne total dhe zbresim pikërisht shërbimet qe janë te përjashtuara, ne mund te bëjmë modifikime te vlerësimit përfundimtar te vlerës se shtuar.

Rasti 6. Kur kemi sektorë te përjashtuar nga TVSH-ja, si me lart dhe me metodën e diferencës qe përdorim për te llogaritur TVSH-ne, atëherë rrezikon te ndodhe fenomeni i quajtur taksimi kaskadë, deri sa vlera e shitjeve për ne sektorët e tatueshëm me TVSH nuk mund te zbritet si një blerje e tatueshme. NË këtë rast, për këta sektorë te përjashtuar kemi konsum përfundimtar, por dhe një ndërprerje te zinxhirit qarkullues te TVSH-se.

Rasti 7. Me qëllimin për te ulur koston e mbledhjes se te ardhurave nga TVSH-ja, nga një numër i madh biznesesh te vogla, ligji i TVSH-se ka vendosur një kufi te qarkullimit nen te cilin nuk paguhet TVSH. Ne fakt, fale këtij kufiri shume aktivitete kane arritur te jene te përjashtuar, por duke qene se nuk kemi te dhëna për shitjet dhe blerjet e këtij sektori qe është i përjashtuar do te përdorim logjiken si ne rastin 5. Për sektorët e përjashtuar. Kështu, shitjet përfundimtare te një sektori te përjashtuar, minus blerjet prej një sektori ndërmjetës qe tatohet me TVSH, janë te barabarta me vlerën e shtuar te sektorëve te përjashtuar minus shitjet e ndërmjetme ne sektorët qe tatohen.

Rasti 8. Nisur nga parimi i destinacionit përfundimtar, ne duhet te shtojmë ne bazën e tatueshme dhe shpenzimet e jo rezidentëve brenda vendit dhe te zbresim shpenzimet e rezidenteve jashtë tij.

Megjithëse rastet e mësipërme trajtojnë pika ku duhen studiuar nga propozuesit e shkallëzimit te TVSH-se, nisur nga rritja e deficitit tregtar, qe tregon për një rritje te konsumit personal dhe shpenzimeve qeveritare, ne vetvete do te thotë se është një rritje e bazës se TVSH-se.

Fakte rreth asaj çfarë po diskutojmë

Nëse krahasojmë me kujdes midis vendeve me një shkalle TVSH-je dhe atyre me disa shkalle, vërehet një lidhje e ngushte dhe efektive midis shkalles tatimore dhe te ardhurave nga TVSH.

Nga llogaritjet e mesatares së shkallës së TVSH në shumicën e vendeve të botës niveli është te 14.5%, që i korrespondon një kontributi të TVSH-së në PBB me 5%. Nëse llogarisim shkallëzimet në shtetet që i aplikojnë, për çdo 1% rritje shkalle tatimore korrespondon 0.35% rritje kontributi në të ardhurat.

Produktiviteti i të ardhurave nga TVSH ndryshon nga njeri vend në tjetrin pikërisht nga madhësia e bazës së taksimit, por edhe shkallëve të tij. Por, faktet tregojnë se nuk janë vetëm këta elementë që e përcaktojnë nivelin e produktivitetit të TVSH.

Kështu, p.sh. Produktiviteti i te ardhurave ne Argjentine (0.05%), është më i ulët  se ne Izrael (0.65%). E megjithatë, shkalla standarte e tatimit në Argjentinë është 16% dhe në Izrael është 15%. Ndryshimet midis performancave të dy vendeve ndodhin edhe nga një seri faktorësh të tjerë, si: kapacitetet administrative, etika dhe efektiviteti kontrollit, patronazhi politik, niveli i korrupsionit, struktura ekonomike, përjashtimet tatimore, etj.

Vendosja e shkallëve tatimore të ndryshme sjell si rrjedhojë një barrë tatimore të pabarabartë dhe si konkluzion nuk kemi një ambient biznesi në kushte te barabarta aktiviteti.

Megjithatë, fjalën e fundit e ka gjithnjë vullneti politik për formalizimin e ekonomisë, si dhe niveli i kapaciteteve administrative, qe duhet te kenë aftësinë për te zbatuar drejt politiken fiskale për shkallëzimin e TVSH.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: